FMN në Tiranë, analizë situatës ekonomike

anazapta

Zbatueshmëria e rekomandimeve, gjendja e financave publike gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti, si dhe ecuria e shlyerjes së borxheve të prapambetura, janë çështjet që pritet të kalojnë në “skanerin” e ekspertëve të FMN. Përfaqësues të Fondit prej disa ditësh po zhvillojnë takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë, opozitës,  por dhe me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Takimi i parë u zhvillua me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani ku është diskutuar në lidhje me gjendjen e financave publike dhe ecurinë e zbatimit të buxhetit të vitit 2014. Me Guvernatorin e  Bankës së Shqipërisë, diskutimet e  delegacionit të FMN-së janë përqëndruar mbi stabilitetin financiar si dhe masat që ka marrë dhe duhet të marrë Banka e Shqipërisë. Një çështje e cila është diskutuar gjerësisht në këto takime është edhe niveli i borxhit publik dhe masat që duhet të marrë qeveria Rama për uljen e tij. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, pas takimeve në nivel politik, tashmë ato janë fokusuar në nivel teknik, mbi zbatueshmërinë e ligjshmërisë dhe sidomos të strategjisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, për të cilat  është marrë dhe kredia prej 330 milionë euro nga ky institucion financiar. Delegacioni i FMN do të qëndrojë në Tiranë deri më 13 Maj, ndërsa në fund të vizitës pritet edhe një deklaratë publike për vlerësimin e situatës ekonomiko-financiare të kësaj periudhe fillimviti.

Share This Article
2 Comments
  • ORE PER EKONOMINE SHQIPETARE BEHET NDONJE ANALIZE NGA QEVERRIA, APO ATO QE SERVIRIN KETA MIQTE.

    KETA KANE INTERESIN E TYRE E NA SHOHIN SI LOPE PER TE MJELE.

  • duket se jane keta qe diktojne dhe komandojne cdo gje? atehere i bie qe nuk paskemi qeveri dhe as qeveritare por thjesht zyrtare qe i mbajme me roga nga taksat tona. te lind natyrshem pyetja nese kemi nevoje per qeveri apo qeveritare?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *