Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po mbështet Ministrinë e Financave për përmirësimin e draftit për faljen fiskale dhe pritet që të arrijnë në një konsensus. Këtë e ka pohuar për ‘Monitor’ përfaqësuesi i zyrës së përhershme të FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke.
Pasi prezantoi një projekt të faljes fiskale në korrik, Ministria e Financave e ka lënë pezull atë, teksa FMN shfaqi disa rezerva për draftin. (A do bëhet amnistia?! FMN dakord vetëm për fshirjen e borxheve të pambledhshme)
“Propozimet që ne kemi dëgjuar deri tani kanë disa elemente pozitive dhe disa elemente të diskutueshme. Nuk do të preferoja ta quaja amnisti”, pohon Reinke.
FMN ka dhënë konsensusin për fshirjen e detyrimeve të pambledhshme. “Duhen procedura të qarta për fshirjen e detyrimeve që nuk mund të mblidhen më, që u përkasin bizneseve që janë mbyllur, apo atyre që nuk kanë më aftësi paguese”.
Për kompanitë që janë në çështje gjyqësore me administratën tatimore, FMN rekomandon që duhen gjetur zgjidhje jashtë gjykatës.
Drafti paraprak i financave parashikonte që gjobat dhe detyrimet e para vitit 2011 do të fshiheshin pa kushte, ndërsa ato të pas vitit 2011 do të faleshin 30% së bashku me gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit.
Ndërsa është dakord për fshirjen e borxheve të pambledhshme, Reinke thotë se për borxhet e pas vitit 2011 duhet të vendosim se si do të procedohet. E rëndësishme, – thotë ai, – është që të arkëtohen ato detyrime që janë ende të mbledhshme.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi tatimor është 1.4 miliardë dollarë, nga i cili rreth 350 milionë dollarë i përkasin periudhës deri më 31 dhjetor 2011 (duhet të kemi parasysh që kjo periudhë ka pasur edhe falje të mëparshme). Pjesa tjetër, janë detyrimet e pas 1 janarit 2012.
Një amnisti e keqe ndikon negativisht tek të ardhurat
Fondi është i shqetësuar se procesi i faljes mund të ketë efekt negativ në rendimentin e të ardhurave tatimore e doganore.
“Një amnisti e zbatuar keq do të ndikojë negativisht në mbledhjen e taksave”, thotë Reinke. Ai e vë theksin në faktin që administrata tatimore duhet të jetë eficiente në arkëtimin e taksave që mund të mblidhen. “Nuk duhet të flasim për amnisti, por për fshirje të borxheve të pambledhshme”, thotë ai./MONITOR

kreu financave ne bashkepunim me qeverine dh ne perputhje me rregullat e Fondit Monetar Nderkombetar do gjendet zgjidhje per amnistine e detyrimeve te pambledhshme, se ka tregu qe punon korrektesisht
kam besimin se mini.financave do marri nje vendim qe nuk demton financat dhe sigurisht me konsensusin e plote te FMN-se ne si ne shume raste te tjera qe ka treguar angazhohet seriozisht
KU ESHTE BERE NDONJE GJE SI DUHET KETU, QE TE BEHET KJO.
DUKE FALUR DETYRIMET E PAPAGUARA, JEPET LAJMI ME I KEQ I MUNDSHEM PER ATA QE I PAGUAJNE RREGULLISHT DETYRIMET.
U THUHET, “JU PAGUANI, SE EDHE ATA QE NUK I PAGUAJNE DO TUA FALIM”
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,
SA PER STATISTIKE TE NDONJE INJORANTI, BIZNESET E DEPUTETEVE KANE 90% TE BORXHIT QE FALET ME AMNISTINE.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.