Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në një konferencë të përbashkët për mediet me FMN dhe Bankën e Shqipërisë, ka deklaruar se viti 2013 ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për ekonominë shqiptare.
Sipas Canit, falë masave të marra nga qeveria, ekonomia ka filluar të reagojë pozitivisht. “Rritja ekonomike në 2013-n ishte më e ulët se çdo vit tjetër, në nivelin 0.4%, duke e bërë këtë vit jashtëzakonisht të vështirë për ekonominë në Shqipëri. Prioritet mbetet shlyerja e detyrimeve të prapambetura, ku deri tani kemi shlyer 200 mln lekë. Kemi marrë masa për të shmangur vonesat për shlyerjen e TVSH-së”, tha Cani.
Përfaqësuesi i FMN
I pranishëm në këtë konferencë për mediat ishte edhe Shefi i Misionit të FMN, Nadeem Ilahi, i cili është shprehur se sipas vlerësimit të FMN programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit. “Aktiviteti ekonomik i Shqipërisë vazhdon të jetë i dobët dhe rritja ekonomike është nën potencialet që ka vendi, megjithatë sipas vlerësimeve të FMN-së ekonomia shqiptare po ecën sipas planit dhe gjatë këtij viti parashikohet të ketë një rritje prej 2%”, deklaroi zoti Ilahi. Gjithashtu edhe sipas ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ekonomia është duke reaguar pozitivisht. Sipas tij nga të dhënat e INSTAT janë rritur si eksportet edhe importet. Ndërkohë që Ahmetaj është shprehur se po vazhdohet me rikthimin e detyrimeve të pashlyera ndaj biznesit. Në mënyrë të pazakontë, konferenca është zhvilluar në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme për shkak se përfaqësuesi i FMN-së duhet të largohej mëngjesin e sotëm herët për shkak të një takimi në institucionin që e ka zgjedhur për ta përfaqësuar në Shqipëri.
fantastike/ lajm shume i mire! S’thuhet sipas “cilit plan” por pak rendesi ka; dil be deklarata, askush s’ka kundershti…dhe naten e mire Popull. 2% rritje, u beme si Britania, e me kete ja kojme gjithe Eurozones [ne kete moment] Nese PD-ja ngjante me Gjerm. PS-ja ngjan me Britanine, pike-per-pike.
—
Tani koha te hedhin ca Krypme m’Recel. Sikur populli te kishte ca te dhena te vaketa [i gjori popull] si p.sh. Nga / Si do vije kjo rritje? Cila industri e “hipotekon kete”? Ndertimet? Boom Shtepiash? Turizem ? Prodhime? IT? Agrikultura? [kemi sektorin prej 30% te tille, thuhet] Ndoshta punesime masive –> qe rrisin Fuqine Blerese te Popullates. Ndoshta investime/projekte te medha shteterore… . Ca gjera eshte mire ti dije Populli ne advance, qe kur te shijoje 2% rritje neser. Se Brazili [kantjer ndertimi/prodhimi] eshte tek 2.2% Turqia do jete me fat po ta kape 2% kete vit, Britania me kete 2% e quan fitore qe doli nga kriza …ndersa 2% jone [qe duket shifer sh. e vogel/ por s’eshte e tille] mbytur ne borxhe e papunesi ekstreme, me nje Deklarate [parashikuese] te z. Llahi, do arrihet kete vit.
Konk- zoteri, nuk mjafton krahasimi me te kaluaren dhe parashikimi per te ardhmen; duhet shpjeguar nga mendohet se vjen kjo rritje.