FMN rrit parashikimin për ekonominë shqiptare për 2018-n, e ul për 2019-n

Ornela

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur parashikimin për zgjerimin e ekonomisë shqiptare në vitin 2018 në raportin e fundit të “Pasqyrës ekonomike globale” të tetorit.

Tashmë Fondi pret që rritja e vendit të jetë 4% këtë vit, nga 3.7% që ishte parashikimi në raportin e mëparshëm të publikuar në prill (raporti publikohet dy herë në vit).

Ky është ritmi më i lartë i rritjes ekonomike që prej vitit 2008.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik, më mirë se Bosnja (3.2%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (2.8), Serbia (3.5), Mali i Zi (3.7%) dhe njësoj me Kosovën dhe Serbinë.

Ndërsa nga vendet e Europës Qendrore e Lindore në zhvillim, ecurinë më të mirë pritet ta kenë Polonia, me 4.4%, shkruan Monitor.

Ndërsa për këtë vit panorama rezulton e përmirësuar, për 2019-n, Fondi pret një rritje më të ulët se në prill. Në 2019-n, ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.7%, nga 3.8% që ishte parashikimi i mëparshëm. Ndërsa për 2023-n, pritshmëritë kanë mbetur të pandryshuara në 4%.

Inflacioni pritet të rritet gradualisht, nga 2.5% në 2018-n, në 2.9% në 2023, duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet gradualisht në 6.2% të prodhimit të brendshëm bruto në 2023, nga 7.1% e PBB-së që ishte në fund të 2017-s.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *