Përfaqësues të FMN-së vizituan Shqipërinë si bashkëorganizatorë të Forumit Financiar të Shqipërisë (FFSH) krahas Bankës së Shqipërisë në 8 prill, 2013. Gjatë vizitës ato shfrytëzuan rastin për të takuar si zakonisht zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të partive politike dhe përfaqësues të sektorit privat, përfshirë edhe Kryeministrin Berisha dhe z. Rama – thuhet në një njoftim të zyrës së FMN-së në Tiranë. “Gjatë takimeve, përfaqësuesit e FMN-së paraqitën një përmbledhje të zhvillimeve të FFSH-së dhe diskutuan për ecurinë dhe sfidat e ekonomisë në Shqipëri. Nuk ka pasur asnjë diskutim qoftë me përfaqësues të qeverisë dhe as me z. Rama rreth një mbështetje financiare nga FMN-ja dhe natyrisht as për ndonjë kusht që do të shoqëronte këtë ndihmë. Stafi ka ritheksuar gatishmërinë e FMN-së për të ndihmuar ekonominë shqiptare me ndihmë financiare dhe asistencë teknike, nëse dhe kur kjo të kërkohet nga autoritetet – thotë njoftimi për shtyp i kësaj zyre.
