FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike globale

redaktor

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet për rritjen globale ekonomike të vitit 2015 dhe vitit të ardhshëm. FMN pret që rritja të jetë 3.5% këtë vit krahasuar me shifrën fillestare të 3.8% që u parashikua në tetor. Edhe parashikimi për vitin 2016 është ulur dhe llogaritet të jetë deri në 3.7%.

Ulja e parashikimit për rritjen ekonomike vjen pavarësisht një rritje të papritur të ekonomisë globale që u reflektua pas uljes së çmimit të naftës që rezultoi pozitive për shumë shtete. FMN pret që shumë faktorë negativë do të ndikojnë në uljen e ekonomisë, dhe kryesisht të investimeve. Ndërkohë për eurozonën FMN pret rikuperimin e mëtejshëm por rritja nuk do të jetë e ndjeshme. Parashikim për eurozonë është 1.2% këtë vit dhe 1.4% në 2016. Për Bankën Qendrore Europiane prioriteti imediat është deflacioni apo rënia e çmimeve.

Ekspertët financiarë thonë se deflacioni është një forcë shqetësuese por nuk është “puthja e vdekjes” sipas tyre dhe nuk pengon rritjen ekonomike. Por deflacioni mund të rilindë krizën e borxhit. Ndërkohë edhe Kina ka pësuar ulje të parashikimit.

Shifrat tregojnë se rritja e ekonomisë u ul në 7.4% vitin e shkuar nga 7.7% në 2013. Sipas FMN në 2016 rritja do të jetë 6.3%, dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomive të tjera aziatike. Rënien më të madhe në parashikimin e FMN e ka pësuar Rusia, kjo për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe tensionit me Ukrainë i cili rezultoi në sanksione për shtetin rus. Këtë vit rritja atje pritet të jetë 3 % dhe 1% vitin e ardhshëm.

Ndërkohë në SHBA rritja do të jetë 3.6% në 2015 dhe 3.3% në 2016. Rënia e çmimit të naftës ka prekur edhe eksportuesin kryesor Nigerinë, ku rritja ekonomike parashikohet në 4.8%, shifër kjo gjithsesi e lartë për ekonominë nigeriane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *