Fokus Economics parashikon se rritja ekonomike e vendit tonë këtë vit do të jetë 3.3 %, parashikim ky më i lartë krahasuar me atë të Bankës Botërore, e cila ka dhënë shifrën e 3.2 % për 2016…
Pavarësisht se ka parë një ngadalësim të lehtë në tremujorin e fundit të vitit 2015, ekonomia shqiptare u përshpejtua sidomos vitin e kaluar dhe PBB-ja u rrit në normë më të shpejtë që nga viti 2011.
Këto shifra inkurajuese, sipas ekspertëve të Focus Economics, Enti ekonomik i Parashikimeve për më shumë se 127 ekonomi të ndryshme botërore, kanë ardhur për shkak të ecurisë së investimeve fikse, të cilat u përmirësuan nga tkurrjet e vitit 2014 dhe u dyfishuan në vitin 2015.
Nga ana tjetër, prodhimi bujqësor pësoi një tkurrje për shkak të kushteve të këqija të motit dhe sektori i shërbimeve është ngadalësuar gjatë vitit të kaluar.
Perspektivat e rritjes së Shqipërisë janë pozitive, nënvizojnë ekspertët, pavarësisht se ata vlerësojnë se kriza greke pritet që edhe këtë vit të ndikojë në ekonominë e vendit, me eksporte dhe remitanca të ulëta.

Me keto shifra qe degjojme themi Lum si ne. Me ate realitet qe shikojme themi Mjer ne.
Pse mendoni se ka njeri qe u beson kto rrena.