SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje gazetës tonë. E djathta e Berishës dhe Lulit, me këto që po dëgjojmë përditë që nga 23 Qershori i 2013-ës dhe në vazhdim, vazhdon me të njëjtin stil, sikur është mazhoranca qeverisëse. Jo more të mjerë, ju flaku populli, ju tha hapni krahun se nuk dini të qeverisni. Ju hodhi fluturimthi në opozitë, që ju të punoni për ta ringritur këtë parti.
Berisha i ka krijuar shumë tragjedi këtij vendi, që nga piramidat, grushtin e shtetit në ‘98-ën, Gërdecin, 21 Janarin, vjedhjen masive të Rrugës së Kombit, çfarë kujtojnë këta, se populli është injorant? Duhet t’i hapet dosja Ristan burgaxhiut, që na vjen neveri kur e shohim në çdo kanal televiziv e shumë të tjerëve që njësoj janë, kanë bërë shkollën e Berishës. I them Bashës të mos i ngrejë nervat këtij populli përditë me tam-tamet e tij, të merret me punët e Bashkisë ku është i pavotuar, pastaj me punët e të tjerëve që janë votuar. Ngrihu e fol si shqiptar, mbështete qeverinë për punët e mira, mëso prej tij. P.Meçaj, Tiranë.
