Përfundimet e BE-së,
javën që shkoi i mbylli,
Kryetari i Idiotëve,
famëmadhi Tit Vasili!
Që ngjarjen e trajtoi,
si shumë të tjerë atje,
jo-hapje bisedimesh,
po hyrje në BE!
Kryetari i Idiotëve,
me veten është tallur,
kur thotë-se Makronin,
armik e kemi shpallur!
Po qartësisht u pa,
që nuk u soll si mik,
kolegët i thanë-se bëri,
një gabim historik!
Ai u vetëshpall armik,
nga Makron u bë një Mikron,
“gabimi historik”,
s’doli nga vendi jonë!
Francën njëqind milionëshe,
e prishën njëmijë shqiptarë,
ky ishte nga Makroni,
i vetmi pretendim zyrtar!
Shumë kryetarë shtetesh,
Makronin kryqëzuan,
po këtu-idiotët tanë,
për pak e dekoruan!
Një vit të tërë idiotët,
me “Molotovë” sulmuan,
dhe veç dy javë të fundit,
në lobim “u coptuan!.”
Opozita jonë krenare,
Everesti i injorancës,
e kishte vënë veton,
shumë kohë përpara Francës!
Plot Njëzet e Tre shtete,
që neve na mbështetën,
dhe katër vetëm katër,
me Francën veten gjetën!
Këtu gjatë do vazhdojë,
kjo javë abuzimesh,
“s’qe hyrje në BE,
por hapje bisedimesh!.”
Nuk është se humbëm BE-në,
thjeshtë dogjëm një etapë,
po s’dimë se kur zgjerimit,
BE do t’i kthehet prapë?!
Tani në zjarr e sipër,
thonë aty nga fillim viti,
kur ndonjë vend ka dhënë,
dhe sinjale “Breksiti”!
Çdo mbetet nga BE-ja,
mund të kërkojë në kor,
përshpejtimin e pranimit,
të Ballkanit Perëndimor!
Ndaj shumë i thanë Makronit,
kujdes “i dashur” mik,
se jini duke bërë,
një gabim historik!
Këtu këtë s’e thonë,
idiotët histerikë,
sa i rëndë është togfjalëshi,
“gabimi historik!.”
Ky përfundim i kobshëm,
s’ka origjinë shqiptare,
po qartë u artikulua,
nga shumë vende anëtare!
Ta dijë shefi i idiotëve,
kur të flasë përsëri,
se ka-jo vetëm Rama,
këtu përgjegjësi!
Rama po të dorëhiqet,
unë do t’i thoshja:”Mos!.”,
pa reformë zgjedhore-Vendi,
do futej në kaos!
Vendimin e Zaevit,
përshëndesin të tërë,
po Vendi i tij-reformën,
me kohë e ka bërë!
Pa reformë të thellë zgjedhore,
çdo zgjidhje është larg,
zgjedhjet e reja do kthehen,
për të gjithë në bumerang!
Zgjidhja e krizës sonë,
s’është punë Petrit Vasilash,
kur politikën e kanë mbytur,
një xhins i madh debilash!
Kur të vetmen përgjegjëse,
ti bën sot qeverinë,
një pronë të Edi Ramës,
ke shpallur Shqipërinë!
Dhe pse me vakt ka ardhur,
një kohë për ndryshim,
një opozitë e tillë,
s’mund të marri besim!
A.DUKA

O zoti Arben,
mjaft me servilizëm,
mos u bëj bajat,
mos krijo fashizëm!
Vec me temenara,
per Ram’ e qeveritarë,
ngele me elozhe,
sikur trurin ta ken tharë!
Po prit a derëzi,
mos u ngut a derbardh,
lëri emocionet,
llogjiken thirr më par!
Dhe me radhë ti marrësh,
të mirat e të këqiat,
i paanshëm të mbetesh,
të largosh dhe mëriat!
Titin kot lodhesh që e ngacmon,
se ai i ka ca të forta,
panvarsisht se s’të pëlqen,
zërin atij ia degjon bota!
Gezim kllufi kure mundohesh te kritikosh mjeshterin e penes Arben Duken duhet te themi nje zeri toke hapu e merri keta sy mbyllur qe u ka mbetur ora tek saliu
Ti lis, qe nuk je lis, ke lexuar ndonje liber me poezi apo te pakten nje poezi?
Se keto qe shkruan ky Arbeni, jane bejte dhe romuze.
Si arrite ne kete gjendje dhe i hoqe vendin e pare Rames per hir te Vasillaqit?
Të Lumtë Arben Duka❤️❤️❤️