Foltorja si qendër zjarri

Dita

Stefani, keni shumë të drejtë kur analizoni njeriun-antishtet. Gjëmat e tij nuk kanë të numëruara. Ato janë pasqyruar gjithandej, edhe në gazetën DITA.

Nuk ka familje shqiptare që të mos e ketë dëmtuar ky njeri-kafshë. Në 1996 falangat e tij, me urdhrin e tij na futen në burg 24 orë se nuk firmosëm proces-verbalin e vjedhjes së zgjedhjeve. Pas këtij viti vjedhja e zgjedhjeve u bë lejtmotivi tij për të qëndruar në pushtet. Dhe sot ai dhe “biri i tij pasues” bërtasin se Rama u ka vjedhur zgjedhjet. Hipokrizi më të tmerrshme nuk ka. S.B+L.B e lënë priftin dhe mushkën shtatzënë.

Dhe mazhoranca aktuale nuk e bëri e s’po e bën demaskimin me fakte të shumta qeverisjen korruptive, kriminale të këtij njeriu e shpurës se tij. Në këto kushte S.B del e flet në Kuvend pa ndërprerje sa të dojë e kur të dojë e nuk e ndërpret kush, duke e kthyer foltoren në qendër zjarri për të neutralizuar punën e qeverisë dhe çorientimin e opinionit të popullit të majtë, biles frikësimin e tij me thirrjen: “Të armatosen…!” Dhe kush? Militantët e tij.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *