Universitetet shqiptare manifestojnë mangësi të shumta sa i takon nivelit të kërkimeve shkencore. Mungesa e fondeve është bërë dhe pengesa kryesore në thellimin e zhvillimeve të kësaj natyre. Referuar kërkesave të fakulteteve autoritetet e arsimit bëjnë me dije se do të shtohet buxheti për thellimin e kërkimeve shkencore në fusha të ndryshme të arsimit të lartë në vend. Të shumta janë edhe ankesat e ngritura nga studiuesit shqiptarë, të cilët pohojnë se ende nuk i kanë mundësitë për të bashkëpunuar me kolegët e tyre në trojet shqipfolëse, por edhe më gjerë, ndërkohë kërkojnë që të ketë projekte konkrete jo vetëm në letra, por ato të financohen dhe më pas të botohen. Kundrejt këtij shqetësimi Ministria e Arsimit bën me dije se do të ngrihet një fond i veçantë vetëm për zhvillimin e kërkimit shkencor. Lidhur me këtë çështje në një takim të zhvilluar me gazetarët pak ditë më parë Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se do të krijohet një Fond Kombëtar për Shkencën. Fond ky që do të shërbejë si burim financimi i kërkimit shkencor, zbatimit të projekteve dhe rritjes së autonomisë, përmes ripërtëritjes se laboratorëve shkencorë. Ndërsa në një aktivitetet të zhvilluar gjatë ditës së djeshme që kishte në fokus bashkëpunimin mes institucioneve suedeze dhe atyre shqipfolëse në fushën e kërkimit shkencor, zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj ka deklaruar se : “Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara për të realizuar një nga objektivat strategjikë të Bashkimit Evropian, “Evropa 2010”, ku ka vendosur që me mobilitetin e studentëve në hapësirën e Evropiane të kapi shifrën 20% të studentëve, së paku deri në 2020. Kjo është një sfidë tjetër e radhës që universitetet tona i vë përballë standardit dhe sfidave për të përballuar integrimin në procesin e mësimit, por edhe integrimin në procesin e kërkimit”.

Kjo Malaj, e ndriti per 4 vitet qe kaluan….per LLOMOTITJE eshte e para. Ti rroje LSI-ja se kjo ka LLOMOTITUR kaq shume ( dhe vec ka llomotitur) , sa nuk mundemi me ta shohim dhe jo me ta degjojme.
Era! Dakord me opinionin tuaj për nora malajn ose norën televizive ose,ose per saliun femer për nga derdëllitja! Nuk e kuptoj pse fondi për kërkimin shkencor reduktohet per fushën e arsimit? Po për fushat e tjera,po për talentet e reja ne shkencë etj.etj?
-Sa knon kjo gjinkalle.
E ndriti LSI-ja me Noren (Malaj). Nje e paafte ne kulm, hipokrite e marifetgjije e madhe. Na e hiqni te pakten nga ekranet televizive se na ben alergji. E ka ndrit me PD-ne 4 vitet e kaluara dhe do ta ndrise edhe tani me PS-ne!!!!. O Ilir, zevendesoje me ndonje tjeter qe s’ka qene te pakten mandatin e kaluar ne qeveri.
UBUBUBUBU!