Fondacioni “Mbështetje për Mjedisin” i përgjigjet thirrjes së AMSHC, ndihma për banorët e përmbytur

redaktor

Situata e rëndë në jug dhe juglindje të Shqipërisë e krijuar ditët e fundit për shkak të përmbytjeve ka sensibilizuar shumë aktorë të shoqërisë civile dhe biznesit të jenë të pranishëm me ndihmën e tyre për banorët e prekur nga fatkeqësia.

Dita-ditës shtohet lista e subjekteve që ndihmojnë duke lehtësuar sadopak barrën e atyre që në pak orë humbën gjithçka kishin krijuar me mundim.

Ditën e sotme Fondacioni “Mbështetje për Mjedisin” duke iu përgjigjur një thirrjeje të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhuroi pako me ndihma për zonat e përmbytura. Kuti me makarona, vaj, oriz, miell, sheqer, konserva dhe veshje.

fondacioni

Share This Article
1 Comment
  • Ndihmat duhet te mblidhen cdo vite, te organizohen me shume shoqatat bamirese qe te mbledhin me shume ndihma dhe keto te jene gati per fatkeqesi natyrore dhe jo te pritet we te ndodhin e pastaj te mendohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *