Fondacionit Alsar i akordohet çmimi “Mehmet Akif Ersoy”

redaktor

U zhvillua të martën Simpoziumi i II-të Ndërkombëtar “Mehmet Akif Ersoy”, ku mori pjesë Presidenti Ilir Meta, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministra e shumë personalitete nga fusha e kulturës artit dhe e shkencës.

Presidenti Meta, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në shkencë dhe art theksoi: “Ne vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në veçanti në këto tre dekadat e fundit dhe jemi thellësisht mirënjohës për këtë. Jam i bindur se falë këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera dhe lidhjeve të forta historike e ndër-njerëzore, e ardhmja miqësore dhe vëllazërore e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të jetë edhe më e fortë, edhe më e sigurtë, edhe më e qëndrueshme”.

Në këtë ceremoni përshëndeti edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu,i cili vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore që i karakterizojnë vendet tona.

Në fund të fjalës së tij, ministri Çavuşoğlu i akordoi Kryetarit të Fondacionit “ALSAR”,  Mehdi Gurra, çmimin “Mehmet Akif Ersoy” me motivacionin për merita të veçanta për veprimtarinë e tij promovuese për veprën e Mehmet Akif Ersoy, duke i shërbyer në këtë mënyrë forcimit të marrëdhënieve kulturore e vëllazërore ndërmjet dy popujve tanë.

Ky  aktivitet u organizua nga Universiteti “Mehmet Akif Ersoy” në bashkëpunim me  Universitetin e Tiranës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *