“Do restaurohet shtëpia e Xhafer Devës”, reagon ambasadori gjerman: “Nazist famëkeq, kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar”

redaktor

 

Nga Sadri Ramabaja

Botuar në DITA

Prishtinë, 7 shkurt – Brenda një harku kohor prej jo më shumë se një jave, opinioni shqiptar u bombardua me një varg lajmesh e ngjarjesh që, thënë më së buti, nuk na nderojnë fare.

Në kulm të këtij procesi që pretendon ta përmbysë historinë, ishte pa dyshim lajmi për fillimin e punimeve për restaurimin e shtëpisë së kryekuislingut tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore – Xhafer Deva!

Duke kaluar mbi 4 shkurtin, datën e masakrës që ai dhe kryeministri kuisling Rexhep Mitrovica, kishin ushtruar në Tiranë (1944), neofashistët tanë, të mbuluar me veladonin e “demokratëve”, po defilonin pra shtatores së Mbretëreshës Geraldinë në Tiranë, ndërkaq në Mitrovicë po fillonin restaurimin e shtëpisë së kolaboratorit fashist Xhafer Deva.

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, siç bëjnë të ditur mediat sot, paska filluar në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”. Projekti qenka i hartuar nga “CHwB Kosova” ndërkaq po u financoka nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe e Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. E implementimin po e bëka UNDP-ja.

Ka vite që këtë fenomen që ndërlidhet me rehabilitimin e figurave tona kuislinge, e kisha vënë re dhe pata reaguar edhe publikisht, brenda në një nga mbledhjet e Asamblesë së Prishtinës, po edhe në mediat tona.

Në Asamblenë e Komunës së Prishtinës tek ishte krijuar një komision për emërtimin e Shesheve dhe rrugëve, krahas emrave të Asim Vokshit a Veli Dedit, këta antifashistë tanë me të cilët mund të krenohemi gjithandej në Europë, emrat e të cilëve mbajnë sheshet e rrugët në Spanjë e Francë… ishin edhe emrat Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica… mungonte vetëm edhe emri i Sinan Hasanit!
Ishte i kotë reagimi im!

Ai komision pat larguar emrin e Veli Dedit për njërën nga rrugicat fare në qendër të Prishtinës tok me atë të Zenel Hajdinit! Reagimi im nuk pat efekt!

Deva, shtëpia e tij dhe postimi i ambasadorit gjerman

Më gëzon fakti që kësaj radhe paska reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde (foto kryesore lart), duke dëshmuar se ai, pra Xhafer Deva, kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas #MbroFaktet”, ka shkruar Rohde.

Ju falemnderit, ambasador!

Më bën përshtypje se si në këtë ofenzivën për t’i rehabilituar kolaboratorët fashistë, prijnë kolaboratorët e epokës së titizmit, të konvertuar në vitet ’90-ta, në demokratë.

Kjo lagje kolaboratorësh jugosllav, ka vite që pretendon ta hesht këtë periudhë të jetës së tyre, duke veshur veladonin e demokratëve, madje, duke na u prezentuar së fundmi edhe si ndërtues të Shtetit të Kosovës!
Në Europën e demokracive liberale nuk hyjmë dot as si falsifikatorë të historisë e as me mendësinë e kolaboratorëve fashistë!

 

Share This Article
18 Comments
  • derisa lul basha =xhaferr deva junior

    po lazdrohet nga kimja e rradhes

    kush eshte ndryshimi me faktin se kur u varros

    xhaferr deva ne PALMA ATA NE KALIFORNI

    U VARROS ME NDERIME USHTARAKE

  • Reagimi i ambasadorit gjerman eshte i paarsyeshem.
    Xhafer Deva nuk ka te beje me Holokaustin. Perkundrazi, ai si te gjithe shqiptaret ishte mbrojtes i hebrenjeve.
    Ai e dinte se kush jane Miladinet, Mugoshet, Tempot…
    Ai ishte nje luftetare i denje i bashkimit kombetar.

  • Ce udi pse ambasadori njk reagon kur ne Nuremberg restautt et ohen veprat e nazisteve a ne itali vrr et prat e fashisteve? Kurse shtepia ne fjale eshte ngritur ne1930 edhe nuk ka pasur asgje me nazistet pos se Deva banoj aty dikur!
    Te prishen veprat arkitekturale pse i takojne nje force politike qe nuk na pelqen i ngjan shume talebaneve qe prishen budat gjigjante apo Palmyre tomake!
    Apo eshte nje veprim i ambasadorit gjerman me njollos kosoven me qillim te nenshtrohet e te pranoje ´ dialogut kishe ‘?
    Ambasadori ose duhet te na sjelle dokumenta ma shume ose duhet te largohet nga kosova mbas kesaj mesele ku haptas tezat serbe po na i sjell si te verteta!

  • Xhaferr Deva -nazist, terrorist?! Wow! Pyeteni nje here ambasadorin amerikan ne Prishtine Mos di gje ai se ku bie Palo Alto, ku eshte varrosur ky kriminel i Luftes se Dyte Boterore?!

  • VDEKJE NAZIZMIT- LIRI POPULLIT!

    Pajtohem plotesisht me ambasadorin e Gjermanise lidhur me kete veprim dhe vendim antishqiptar e 24 karat nazifashist te pasardhesve te nje xhelati hitlerian si Xhafer Deva.
    Xhafer Deva eshte nje xhelat antishqiptar dhe Nderkombetar qe i ka te leyera duart deri në supe me gjakun e dhjetera viktimave te pafajshme shqiptare ne masakren cnjerezore te 4 shkurtit 1944 ne kryeqytetin e Shqiperise Tirane pervec sherbimeve te tjera ndaj bishes naziste!
    Vendimi i cmendur antishqiptar i Prishtines shkel jo vetem ligjet dhe Kushtetuten e Republikes se Kosoves, por edhe ligjet nderkombetare dhe marreveshjen historike anti nazi- fashiste te supetfuqive aleate SHBA-Britania e Madhe, BRSS
    Personat qe kane marre nje vendim te tille jo vetem duhen shkarkuar brenda 24 oresh nga qeveria e Albin Kurtit por edhe ndjekur penalisht per kete akt antidemokratik, antikombetar dhe ashiqare nazi- fashist!
    Ai eshte nje sherbim kryekeput ne sherben vetem propagandes dhe politikes antishqiptare te Beogradit.

  • Mollos nuk e di nga jeni por me sa duket nuk i ke ne defter gjakun e 70
    e tiranasve qe katili Xhaferr Deva i
    vrau me 4 shkurt me doren e gjermane-
    ve duke qene kallauzi e tyre ! Pash zotin Mollos nga i gjeni keto “vegja”’e
    alibi per te reabilituar tradhetaret me damke te Shqiperise ?! Qysh doni me cdo kusht te permbysni dhe ta cbeni
    historine me argumenta fallco sic po beni edhe me Xhaferr Kryekriminelin dhe bashkepunetorin e hitlerianeve !
    Turpi botes ju mbulofte ! Vrau shqipta- ret por shpetoi ebrejt , me te tilla alibi
    do t’i mbroni tradhetaret e Kombit shqiptar ashtu sic po perpiqen sot te reabilitojne kryekriminelen, terroristin,
    kryemafiozin, NON GRATA-n Sali Vici-
    dolin ! Kot lodheni ! Amerika “ dje” i dha
    pazmatane terroristit te Vicidolit. Sot
    ambassadori gjerman e qusjti “famekeq” Xhaferrin tuaj ! Hajt beni te fala “FIZIT” …..! Historia zoterinj nuk te
    fal, nje dite cdo shtatoreje te tradhetare-
    reve te Kombit litarin ne qafe do ta kene Historia pret, ata/ato qe nuk presin jemi Ne vdekataret ….!,

  • Z. Ramabaja,

    Pergezime per perpjekjet e tua per te mbrojtur komunitetin shqipetar (Si ne Kosove dhe ne Shqiperi) nga infektimi i neo-nazisteve te kamufluar nen petkun kombetar.

    Eshte lajm i mire qe ambasadori gjerman ka dhene nje mesazh te qarte per politikanet e pascrupullt te Kosoves: nuk mbrohet historia kombetare duke vene ne piedestal kriminelet dhe bashkepunetoret e nazisteve.

    Eshte skandal kur akoma ka njerez qe thone se Deva (dhe kolaboracionistet) nuk lidhen me holokaustin. E kunderta, Deva ishte bashkepunetor dhe zagar i nazisteve (paguhej nga nazistet) qe vrane miliona njerez ne L2B. Akoma me keq Deva ishte nje kriminel qe ideoi dhe vrau 84 te rinj e te reja anti-fashiste ne Tirane brenda nje nate me 4 Shkurt 1944.

    “Nacionalizmi” i Deves dhe kolaboracionisteve ishte nje maske e komike per te justifikuar tradhetine e tyre dhe veprimet kriminale gjate kohes se pushtimit nazist. Ata u bashkuan dhe u vune ne sherbim te bishes me te eger (hitlerianet) qe ka bere demet dhe krimet me te tmershme ndaj shoqerise njerezore ne shekullin e 20te.

  • Sadri Ramabaja fanatiku i Titos dhe i LANC-it jugosllav:

    BEJI TE FALA LUGATIT VRASTAR KOMUNIST TE TITOS, ALEKSANDER RANKOVIC QE I LIKUIDOI DHE I MASAKROI KOSOVARET NE TIVAR ME AKUZA QE KISHIN BASHKEPUNUAR ME GJERMANET NE BASHKEPUNIM ME ENVERIN DHE KOMUNISTET SHQYPTARE, NE NJE TRADHETI TE PAPARE ANTISHQYPTARE NE HISTORI

    dhe:

    Meso nga intelektuali se madje Hitleri ishte me demokrat se Komunistet Vrastare te shitur tek Moska po te krahasojme si Gjykata e Hitlerit e shpalli te pafajshem Gergj Dimitrovin ne procesin e Lajpcigut.

  • Xh. Deva eshte nje figure e erret dhe kriminale ne historine e Shqiperise; ai eshte jo vetem nje kolaboracionist i nazisteve gjermane ( minister i brendshem ne qeverine kukull kolaboracioniste te asaj kohe ), por edhe nje kriminel ordiner qe i ka duart te zhytura ne gjakun e dhjetra qytetareve te pafajshem te Tiranes, te masakruar me urdher te tij nga bashibozuket e Regjimentit Kosova. Keta te fundit u sollen ne Tirane, sipas kerkeses se Xh.Deves, “per te vene rregull”, “ti jepej fund kaosit ne Tirane”; ishin njerez te hurit dhe litarit, kriminele ordinere dhe hajdute. Ne “kontrollet” qe i behej qytetareve te zakonshem ne rruge, pas “kontrollit” te gjitheve pa perjashtim i mungonte kuleta si dhe paret e xhepit. Ne kontrollet neper shtepia vidheshin qe nga argjendarite e deri tek pantoflat. Per keto dhe per mynxyra te tjera, mund te lexoni librin me kujtime te nje ish ushtari italian ( me origjine arbereshe ), Alessandro Serra, qe i ka perjetuar te gjitha ato ngjarje ne veten e pare, duke qene se jetonte ne Tirane ne ate kohe; titulli i librit “Albania, 8 Settembre 1943 – 9 Marzo 1944”. Aty pershkruhet edhe “nata e Shen Bartolomeut” shqiptar, 4 Shkurt 1944, masakra tjeter e fund Shkurtit te atij viti, ku u pushkatuan pa gjyq 4 te rinj ne rrugen e Tafajve, ekzekutimi ( varja ) pa gjyq i nje tekniku ne ministrine botore ( deshmori M. Gjollesha ) gjithmone ne fund Shkurtin 1944.
    Per Xh. Deven, e vetmja gje qe meriton ai, eshte ta hedhesh ne koshin e plehrave te historise, jo vetem si kriminel, por edhe si mbeturine njerezore.

    • Heretiku i Enverit:

      Xhaferr Deva e pinte kafen turke cdo sabah te Allahut me Bahri Omarin dhe kafen megjithe ujin nuk ja sillnin bashibozuket kosovare, por Enver Hoxha me nje tabaka dhe pecete ne dore,

      prandaj:

      Beji te fala Lugatit te Titos Aleksander Rankovic qe vrau dhe masakroi bashibozuket kosovare ne Tivar me ndihmen e Enverit me nje masaker vellavrasese te papare ne historine tone kombetare qe po ta krahasojme me Naten e Shen Bartolomeut shqyptar, kjo do te dukej:

      PALO GJE

  • Ambasadori gjerman e ben si Ay qwe u dogj nga qulli dhe i fryn kosit.Xhaferr Deva nuk ka te beje fare fare me perndjekjen ndaj cifuteve.Mos i ngaterroni gjerat qellimisht.
    Xhaferr Deva ka qene ne Mbrojtje te Shqipnise Ethnike nga shovinizmi sllavomadh. Ju pergjigj terrorit sllavokomuniist dhemb per dhemb,gjak per gjak,,I vrane nipin femije.
    Zoti ambasador gjerman!Thellohu paki se cfare hijenash skermitese dhe kanibale jane sllavokomunistet,.Kur jane te dobet e te paket vrasin me atentate prapa shpine per te krijuar kaos,,kur shumohen e fuqizohen bejne masakra dhe genocide si ka ndodhur Masakra e Tivarit,masakra e Drenices,masakrat e Kelmendit dhe Mirdites..
    Mos te permend pastaj torturimin dhe bperdhunimet masive te bataljonebve te toger bbabes,,KAMPET E CFARROSJES TE GRAVE DHE FEM,IJVE TE TEPELENES,.
    Zoti Ambasador ,ti nuk i njeh komunistet serbo-sllave te enver hoxhes dhe ngaterron kekun me byrekun,
    Ti pergjigjesh vrasjeve prapa shpine te terroristeve komuniste ,duke i nxjerre nga vrimat si mijte e murtajes,,eshte nje Akt i larte patriotik i heroit tone kombtar,Xhaferr Deva.Ky Aksion duhet te kishte vazhduar deri ne zhdukjen perfundimtare te fares se mallkuar serbosllave ne Shqiperi,qe kishte per qellim Faljen e Kosoves Martyre ne duart e Serbeve ,cfarosjen e Camerise dhe kthimin e Shqiperise ne nje province serbo-sllave me ane te terrorit.
    Kete u perpoq te ndalte biri i NISHIT ilirjan Xhaferr DEVA.Krijoi Lidhjen e dyte te Prizrenit dhe u be FLAMUR I MITINGJEVE Antiserbe per Mbrojtjen e Kosoves ne te gjithe boten e qyteteruar.
    Vendimi per kthimin ne Identitet te Kulles se Xhaferr Deves eshte nje Vendim i drejte.
    Mos e kthe Vendimin mbrapsh Kosove!
    Xhaferr Deva eshte Flamur per Atdhetaret Shqiptare,
    Klysht e enver sllavobosnjakut jane te rrezikshem.
    Mos i toleroni!Tirana eshte plot me ta.
    Jane ne qeveri,jane ne vendimmarrje,ne opozite,,dhe sidomos ne TENDERAT E KORRUPSIONIT.
    Shihni grekun Karatarapano,,mbesen e strofkulles se atentateve Gogo Nushit,,kodoshet e fabrikes se droges ne Xibrrake.,ermal HoxhaJane klyshet e tyre.
    Ajo miter qe polli sllavokomunizmin,,NUK ESHTE SHTERPEZUAR.

    • Sa vrer qe ke more demo demoni! I nderuari ambasador i Gjermanise, ka bere nje deklarate mese normale! Ai i njeh shume me mire nga ti ‘sllavokomunistet’, ishin ata qe e ulen ne gjunje bishen naziste, i dhane asaj lufte 26 milion jete njerzish dhe per kete meritojne Respekt!
      Sot ai ka folur dhe eshte pozicionuar ne anen e drejte, aspak me qellime te keqija, skuthet e kesaj tallavaje jane Albin islamiku me ate lopen osmane qe kane per presidente! Keni vrer per ate lufte heroike qe bene Partizanet, ndoshta pa te nuk do te kishte jo vetem Kosove por as Shqiperi, te pakten kete e di mire ti! Nuk do te ta shpetonte sumen Xhaferrr pushti qe iku si mi halesh e askush tjeter! A e di o shkerdhate se ju perfaqesoni vetem llumin e llumit? Po po, sera e bejlereve te shkerdhyer me turkun dhe e atyre bajraktareve si Markagjone e Prek Cale, ne sherbim te cdo pushtuesi, me klane e poshtersi vetem e vetem per te mirat materiale, per te sunduar mbi pjesen tjeter, kurre ne sherbim te ceshtjes Kombetare! Pushtuesin ju e quani ‘clirimtar’ o trushpelare, lepe peqe me Turkun, Italianin e Gjermanin, njerez te pa dinjitet, erresiren gjashte shekullore otomane, na e konvertuat ne ‘vellazeri’! Keni c’keni me Enverin, eshte pune per ju, mos hidhni balte dhe mos percmoni gjakun e te pareve tane, si te L2B, si te epokes se ferrit turk sepse vetem turpin do te merrni, si te degjeneruar, ashtu sic edhe jeni!!

      • Remo shkerdhata e bolshevikeve sllavo~komuniste:

        FASHIZMI DHE KOMUNIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE QE QUHET DIKTATURE

        Hitleri te gjitha fintet vrastare i kishte kopjuar nga Stalini, Auschwirzi, Buchenwaldi, Dachau ishin kopje e GULAGUT stalinist komunist, njashtu si Spaci, Burreli apo Tepelena qe Pellumb Xhufi, dhenderi i Bahri Omarit, kolegut te Xhaferr Deves e quajti Kampin e Vdekjes ne Tepelene si Kovaleshence per mirditoret e burgosur

        PO BAHRI OMARIN E KE DEGJUAR TI O REZIL FANATIK?

        Pyete historianin Pellumb Xhufi qe ka kaluar ylberin dhe eshte bere enverist si puna jote se ta tregon ai historine e tij. Po LANC~i jugosllav kishte Kumandar Enverin e Bahri Omarit qe gjithe Luften e kaloi te vila e kunatit te tij Kryefashist me gjithe Nexhmije Fashisten, per cfare Lufte Antifashiste flet ti o rezil? Stalini ne Kohe Paqe ka vrare mbi 33 milione njerez te pafajshem qe e rendit ate ne vendin e dyte pas Mao Ce Dunit ne listen e vrastareve ne Bote, Hitleri gjendet me pas

        PO PER MASAKREN E 4000 KOSOVAREVE NE TIVAR KE DEGJUAR TI O BOLE SLLAVO-KOMUNISTE?

        sepse:

        Ata 4000 mije djem kosovare jane me emera dhe mbiemra ne lista autentike ne arkivat e Beogradit jo si lista e Enverit me 4 shkurtin e Xhaferr Deves qe s’ka emera deri me sot dhe qe ngjan si dy pika uji me listen e ekzekutimeve lidhur me bomben ne ambasaden sovjetike, prandaj ne kete kendveshtrim:

        KUSH JU MESON JU BOLE FANATIKE QE TE VINI INTERESIN E INTERNACIONALES SLLAVO-KOMUNISTE MBI INTERESIN KOMBETAR?

        njashtu:

        Sic beri Enver me LANC-in jugosllavi gjate gjithe jetes se tij kriminale?

  • Po mire o ambasadori i nerum gjerman bashkekombas, si kusho i Hitlerit:

    PO PER PIRAMIDEN E LUGATIT FASHIST ENVER HOXHA NE TIRANE SI NUK E HAPET GOJEN JU O KUSHO TE HITLERIT?

    qe:

    Edi Rama, djali i Kristaqit, Killerit te Enverit qe vari ne litar antikomunistin Havzi Nela jo ne vitet e Luftes me partizane dhe gjermane, por ne vitin 1988, pra kete Piramide Famekeqe te Enverit Edi Rama po e riparon me lekat e shtetit dhe ju keni mbyllur syte dhe gojen duke perkrahur sot nje regjim monist qe ka mbuluar Shqypnine dhe BE me droge, burgosja e Saje Qorrit e verteton kete teze te intelektualit, prandaj o ambasadori kusho i Hitlerit:

    BEJI TE FALA AMBASADORIT TE OSBE QE I TREGOI GISHTIN E MESIT SHQYPTAREVE NE TIRANE

    por:

    Mund t’i besh te fala hajdutes Vllahutini qe me ambasadorin e panerum Lu e mbuluan Shqypnine me drogen e Edvinit qe eshte djali i Kristaqit, Killerit te Enverit qe ka projektuar varrezat e komunisteve te vrare nga ju ne kodren mbi Tirane

  • Xhafer Deva ne Mitrovice e ka ndertuar shtepine mbi token e familjes se tij qe eshte prone private, nderkohe qe Nexhmija me Ramizin e ndertuan Piramiden Famekeqe te Enverit duke grabitur nje toke publike qe ishte nje lulishte e mahniteshme ne qendren absolute te kryeqytetit dhe duke shpenzuar para publike kur mileti po vdiste per buke,

    njashtu:

    SI EDI RAMA QE PO KERKON TE RILINDE PIRAMIDEN E ENVERIT ME PARA PUBLIKE ME VENDIME MONISTE SI DIKTATOR I VERTETE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *