Fondet e punësimit, biznesi jo detyrime të papaguara

anazapta

Bizneset që të mund të përfitojnë nga fondet e parashikuara nga qeveria për nxitjen e punësimit duhet të mos kenë detyrime tatimore, ndërsa sa i përket gjobave të papaguara është e domosdoshme që ata të kenë shlyer principalin. Qeveria ka publikuar një vendim sipas së cilit përjashtohen bizneset të cilët kanë detyrime ndaj organeve tatimore, por që në momentin e aplikimit në këtë program, kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre, kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat, kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore, bëhen pjesë e këtij programi. Këta persona duhet të jenë të pajisur me vërtetimet e lëshuara nga organet tatimore, si dhe me dokumentet përkatëse të pagesës së detyrimeve. Ky vendim do të vlejë për pjesën e programit që përfshin: punësimin nëpërmjet formimit në punë; punëkërkues të papunë të rinj; femra nga grupet e veçanta; persona me aftësi të kufizuar; punëkërkues të papunë në vështirësi.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *