Fondi qeveritar norvegjez po përgatit një padi në drejtim të kompanisë Volkswagen. Fondi në fjalë që është një ndër më të rëndësishmit në botë do të nxjerrë përpara gjykatës përfaqësuesit e gjigantit të prodhimit të automjeteve, në lidhje me çështjen e shumë përfolur të mashtrimit me tubat e shkarkimit.
Raportohet se avokatët e fondit norvegjez i kanë bindur drejtuesit të kërkojnë të drejtën ligjore në përputhje me ligjet gjermane.
Deklarata zyrtare e fondit norvegjez thotë: “Banka Investitore e Norvegjisë ka ndërmend të ndërmarrë veprime ligjore kundër Volkswagen, për faktin se kjo kompani mashtroi me të dhënat në lidhje me tubat e shkarkimit. Si investitor është përgjegjësi e jona të mbrojmë investimet tona në këtë kompani.
Banka Investitore e Norvegjisë zotëron rreth 850 miliardë euro dhe ka aksione në më shumë se 9000 mijë kompani.
Ndërkohë që sipas medieve, padia pritet të konfirmohet zyrtarisht në javët e ardhshme dhe do të përpilohet dhe depozitohet në Gjermani.
Kjo lëvizje, e cila vjen nga një prej investitorëve më të mëdhenj financiar të kompanisë, është më e fundit në rrjedhën e padive që shoqëruan këtë skandal.
Një ndër paditësit e markës gjermane është edhe departamenti amerikan i drejtësisë. Volkswagen ka vendosur në dizpozicion rreth 16.2 miliardë euro për të paguar dëmet që shkaktoi ky skandal.
