Lidhur me skandalin e zhdukjes së 109 milion dollarëve kontribute për pensione që janë deklaruar si të derdhura po nuk janë derdhur kurrë, Enkelejd Musabelliu, këshilltar i ministrit Veliaj, thotë se Qeveria fillimisht do të mbledhë kontributet në institucionet shtetërore dhe më pas në subjekte private që janë më shumë se 51 mijë të tilla.
Ai thotë se institucionet shtetërore e kanë pasur fondin për kontributet shoqërore, por atyre u është ndryshuar destinacioni. Skandali thellohet kur kemi të bëjmë me raste që punonjësit janë të regjistruar dhe jo ata që kanë punuar në të zezë.
Zoti Musabelliu, mund të na thoni se në cilën periudhë nuk janë paguar kontributet nga institucionet që ministri ka publikuar dje?
Borxhi, detajet e të cilit Ministri Veliaj i publikoi dje, është një borxh i akumuluar gjatë 20 viteve të fundit. Për sa u përket institucioneve shtetërore, ky fenomen është përhapur shumë gjatë dy mandateve të qeverisjes nga PD, ç’ka ka bërë që ky borxh të rritej me ritme galopante gjatë kësaj periudhe.
Në rastin që nuk janë paguar kontributet, çfarë është bërë me këto lekë. Si janë justifikuar në buxhet?
Çdo institucion shtetëror është përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të vet, ç’ka nënkupton edhe mundësinë e lëvizjes së parave nga një fond në një tjetër. Unë nuk mund të them me siguri se ç’është bërë me këto para pasi janë mijëra institucione që janë prekur nga ky fenomen, por ajo ç’ka është më e mundshme është që fondit për paga dhe sigurime shoqërore t’i jetë ndërruar destinacioni.
Çfarë do të bëhet me këta persona që nuk është paguar kontributi?
Të gjithë këta persona mund të figurojnë si të punësuar për një periudhë të caktuar, por mosderdhja e kontributit për këtë periudhë bën që ajo të mos merret në konsideratë gjatë lidhjes së pensionit. Kjo është arsyeja kryesore se pse do të nisë një fushatë për mbledhjen e këtyre kontributeve të paderdhura në mënyrë që kur këta persona të mbushin moshën e daljes në pension, vitet e tyre të punës të jenë të plota.
Mund të na thoni një shifër se sa biznese private nuk kanë paguar kontributet e punonjësve edhe pse rezultojnë të deklaruar?
Fushata për mbledhjen e kontributeve të paderdhura do të nisë fillimisht vetëm me institucionet shtetërore sepse nëse sektori publik nuk i zbaton vetë ligjet, nuk ka sesi të kërkojë zbatimin e tyre nga sektori privat. Gjithsesi, mund t’ju them se numri i bizneseve private me borxhe është shumë herë më i lartë se numri i institucioneve shtetërore, në mbi 51 mijë.
Po me këta persona çfarë do të bëhet, do jetë shteti ai do të zgjidh situatën apo çdo punonjës do ta zgjidhë personalisht?
Gjej rastin edhe njëherë të sqaroj se kemi të bëjmë me raste ku punëtorët deklarohen, por kontributi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nuk është derdhur. Dhe për këtë bizneset edhe janë gjobitur. Pra, kemi të bëjmë me borxh ndaj shtetit dhe rrjedhimisht shteti ka të drejtën dhe detyrimin për të ndërhyrë në zgjidhjen e kësaj situate./Intervistoi: E.H

Shume,shume pak informacion per kete krim shteteror te perbindshem.Mbetem ne pritje te nje informimi me te detajuar,ne ditet qe vijne.
Para dhjete vjetesh kam lexuar,ne median e shkruar, rastin e nje punonjesi policie ne rrethin e Fierit,i cili nuk gjente me shume se dhjete vjet derdhje sigurimesh ne emrin e tij,,,ishte duke bere dokumentet e pensionimit dhe ne kete moment e zbuloi te verteten shokuese ,te nje jete pune.
Intervista me siper me jep njefare shprese (meqe delet e flitet hapur per kete borxh te akumuluar ne 20-vjet) se qeverisja po perballet per zgjidhje te kesaj mynxyre,,,,qe e kemi peshqesh nga shteti kancerogjen i nano-kurvave dhe taborrit brekedhjere.
PO NE FUND TE FUNDIT JANE PARA QE LEVIZIN VETEM NE REGJISTRAT E SHTETIT, NUK DUHESHIN REGJISTRUAR KETU PO ATY.
O ZOT, O ZOT NA MBRO NGA INJORANCA.
NUK BEHET SHTETI ME OJQ-ISTA.
Arben me fal po qenke pak injorant ne kete fushe. Ajo nuk eshte aq e thjeshte qe levizin sa andej ketej se nuk jane arka me molle. Nejse nuk zgjatem me me kete gje se prape do e kesh te veshtire ta kuptosh.
Ajo qe skuptoj une eshte qe si ka mundesi qe keto ceshtje nuk i cohen prokurorise pasi nderrimi i destinacionit nuk eshte nje gje kaq e kollajt dhe perben nje krim ne kete rast
Mire keta qe kane vjedhur mepabesi kriminale, duke i lene njerezit me gisht ne goje, po sigurimet shoqerore qe mbledhin leket nuk u ka rene ne sy nje mungese kaq gjigande e derdhjes se parase? A kane sinjalizuar ndonjehere organet kompetente per kete abuzim gjigand. Kjo eshte nje enigme qe duhet sqaruar. Jane sigurimet formale? Nqs. mungon nje para kaq e madhe e derdhur cfare lekesh levizin ata, si paguhen pensionet e pensionistave? Jane edhe sigurimet te inkriminuar ne kete baterdi apo jane copa mishi qe nuk dine as ABC e punes qe kryejne. Kam ngelur goje hapur nga kjo ngjarje. Me mungojne fjalet se nuk eshte nje vit por 20 vjet!!
Bocari? Konstatim i zgjuar? Unë mund të shtoj vetëm faktin se në krye të sigurimeve shoqërore bëhej kujdes i vecantë pêr të emëruar njerëz të kupolês se krimit politikomafioz? Me siguri sigurimet shoqërore kanë gisht në këtë aferë gjigande? Nderime!
Na hapi pune Erion Veliaj! Ishim mire me Spiro Kseren se nuk nxirrte probleme te tilla. Shume, shume paguante ndonje andart qe jetonte ne Athine e punonte kundert interesave shqipare dhe vete ishte i rregullt ne aktivitetet e grekeve ne “Vorioepiris”.
Ne kohen e Hiroshimes Sali , nuk kishte njeri kurajo te pyeste ,se ku vajten parate !
Ato para ,i mblidhte Naltmadhnia Sali,per ndonji dite te keqe per …popullin…
Dhe tani keta te poshtrit e kesaj qeverie te poshter …kerkojne sa andej ketej ….po ci duhet ketyre ? Ato jane sekrete shteterore te Saliut, ai do ti nxjerri ….kur ti vene litarin ne fyt !
Po keshtu kerkojne shumen marramendese qe humbi ne Banken e Shqiperise !
Pse ,nuk duhet ti kerkojne ! Saliu i ka siguruar per rast lufte ,ne Serbi !
Por ka vene Bitrajn ,qe te beje budallajin dhe te thote nji here keshtu dhe nji here ashtu, vetem qe te mos te dale sekreti shteterore i Saliut !Sa miliarda ka ‘vene ‘ menjane Saliu ,per te miren e popullit te tij ! Per te ardhmen e femijeve shqiptare eshte ………
Hiroshima shqiptare ka permasa aq katastrofike dhe te medha ,sa kesaj qeverie do ti duhen edhe nja 8 vjete qe ti zderllloje !
PAS VJEDHJES SE FULLANIT KJO KUSERI E PAPARE DHE E PADEGJUAR TREGON QE PUSHTETI NE SHQYPNI VJEDH SHTETIN SI MAGJYP HINDIE.
Cfare shteti eshte ky? Qe vjedh veten e vet dhe nuk ka asnje fajtor? Kush do te paguaje 110 mije eur pensione per shqyptaret? Sepse llogjika e RILINDJES ta thote qe do te paguhen me borxhet qe shqyptaret po i marrin Botes, borxhe te cilat po groposin shpresat per nje rritje ekonomike te qendruseshme dhe qe do ta bejne Vatanin se shpejti si nje Kosh Plehrash afrikan dhe shqyptaret si nje fis prej Afrike ZULU qe di t’i lutet vetem Zotit.
M_t shteti, qe nuk gjen dot kush hajdut e ka fajin po mundohet tja faturoje popullit duke I pire edhe piken e fundit te gjakut. Ku kane qene punonjesit e sigurimeve shoqerore qe kane listen e gjithe institucioneve apo bizneseve apo flinin gjume.
Shikojini nji per nji punonjesit atje se cfare shkolle kane mbaruar per te bere ate pune apo jane vetem militante partish. Gjejini fajtoret se nuk eshte populli qe I ka bere keto te pabera e te padegjuara ndonjehere. Nuk ka te drejte kush te ndrroje zerat e shpenzimeve si I do qejfi, merrni masa e mos na mbushni mendjen me pallavra se boll ju mban ne kurriz ky popull I shumevuajtur e ju paguan sa nuk vleni . Beni detyren ose largohuni!