“Football Leaks” zbulon rrogën marramendëse të Neymar te PSG

Gazeta Dita

Revista gjermane Der Spiegel vazhdon me zbulimin e klauzolave të kontratave të futbollistëve elitarë të Evropës.

E fundit që del në skenë është e Neymar, i cili përfiton plot 3,069,520 euro në vit, çka do të thotë 100,000 euro në ditë dhe më tepër se 4,000 euro në orë. Klubi parisien ka paguar për blerjen e lojtarit 22 mln euro.

Braziliani jeton si një mbret në Paris. Ai jeton në një rezidencë të madhe të ndërtuar në vitet 1950, 9 km larg qendrës stërvitore të klubit dhe 14 km larg stadiumit Parc des Princes, me një qira 14,000.

Ajo është 5,000 metra katror vetëm gjelbërim dhe 1,000 metra katror hapësirë banimi të ndarë në pesë kate me ashensor. Sipas Football Leaks, vila ruhet nga njerëz të veshur me të zeza gjatë 24 orëve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *