Revista prestigjioze Forbes i ka kushtuar një shkrim zhvillimit të hovshëm teknologjik në Kosovë, ku e ka cilësuar transformimin e teknologjisë si diçka të jashtëzakonshme, transmeton Gazeta Express.
Më poshtë është shkrimi i plotë i përkthyer pa ndërhyrje:
Kosova ka kohë që njihet për mikpritjen e saj, frymën properëndimore dhe jetën e lulëzuar të natës. Megjithatë, një gjë që zakonisht harrohet është shkalla e përparimit që ka bërë në 20 vitet e fundit dhe sasia e talentit, veçanërisht në teknologji, që prodhon.
Fontana e Rinisë së Kosovës
Kosova jo vetëm që është vendi më i ri në Evropë, pasi ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, por është gjithashtu një vend i dominuar tërësisht nga të rinjtë e saj. Me një moshë mesatare 26 vjeç, ajo ka popullsinë më të re nga të gjitha vendet evropiane, ku mosha mesatare është afër 40 vjeç.
Të jesh një vend rinor sigurisht që ka përfitimet e veta. Në epokën digjitale, të kesh një popullsi të re të jep një avantazh të konsiderueshëm; ndërsa fuqia punëtore e vendeve tuaja konkurrente plaket dhe ngadalësohet, popullsia juaj është në vitet e saj të mira të punës.
Megjithatë, deri vonë, të qenit i ri në Kosovë nënkuptonte të ngecesh mes një fluksi ekonomik dhe politik dhe, në të njëjtën kohë, të ndiheshe i izoluar pas një muri vizash. Kjo gjendje e pasigurisë krijoi urgjencë për popullin e Kosovës për të krijuar vende të reja pune cilësore që sigurojnë shfrytëzimin e mirë të talenteve të të rinjve.
Talent shumëdimensional
Natyrisht, këto janë vështirësi që çdo vend në zhvillim duhet të mësojë t’i përballojë në mënyrën e vet. Për Kosovën, rinia e saj po dëshmohet se është zgjidhja. Vështirësitë me të cilat ballafaqohen të rinjtë kosovarë duket se po krijojnë një gjeneratë të ndërmarrësve që u është dashur të ndërtojnë një vend të ri nga themelet. Këto vështirësi kanë rezultuar në një vendosmëri të pakrahasueshme për të promovuar vlerën e tyre në një shkallë globale.
Kjo ka të ngjarë të jetë një nga arsyet pse Kosova, me një popullsi prej 1.8 milionë banorësh, gjeneron një numër të madh të talenteve të klasit botëror (përfshirë medalistët e artë olimpike si Majlinda Kelmendi dhe të famshëm si Dua Lipa dhe Rita Ora) për frymë në tërësi.
Kam vërejtur gjithashtu se edukimi i IT-së në Kosovë fillon që në moshë të re, me fëmijë deri në shtatë vjeç që marrin pjesë në kampe për robotikë, kodim dhe Intelegjencë Artificiale, duke u dhënë atyre një fillim të mirë të karrierës së tyre në TI.
Gjendja e Sektorit Kosovar të TIK-ut
Interneti nuk ka kufij; ju nuk keni nevojë për vizë për të hyrë në të, dhe vetëm një kompjuter dhe disa njohuri lehtësisht të arritshme mund t’ju gjejnë një punë. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse Kosova ka shkallën më të lartë të përdoruesve të internetit në rajon, me 93% të popullsisë që kanë qasje në internet. Kjo ka lejuar që sektori i TIK-ut të ngrihet si flakë. Sipas PwC, numri i përgjithshëm i kompanive të regjistruara në sektorin e TIK-ut në Kosovë është 982. Vetëm në vitin 2019 janë regjistruar 621 kompani të reja.
Dhe raporti i PwC thekson se sektori i TIK-ut në Kosovë ka dy përparësi të rëndësishme: qasjen në inkubatorë dhe përshpejtues dhe disponueshmërinë e hapësirës së punës të përballueshme.
Ekosistemi ekzistues i TIK-ut në Kosovë është i gjerë, me laboratorë të shumtë, qendra inovative dhe hapësira pune (ICK, ITP, etj.) që u ofrojnë startup-eve mentorim, financim, inkubacion, trajnim dhe hapësira bashkëpunimi. Ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për startup-et, sepse u jep atyre një fillim, duke u mundësuar atyre të fokusohen në projektin e tyre dhe të mos shqetësohen për çështjet teknike.
Ajo që është vërtet e jashtëzakonshme në lidhje me këto startup është se ato ndonjëherë udhëhiqen nga sipërmarrës më të rinj se 20 vjeç, të cilët vijnë me një ide dhe angazhohen për të. Ata kanë një gatishmëri për të ndërmarrë rreziqe sipërmarrëse për të zgjidhur problemet dhe një aftësi të veçantë jo vetëm për të inovuar, por edhe për të përfituar nga risitë e të tjerëve.
Mësime nga Industria Teknologjike e Kosovës
Për sa kohë që ka njerëz me kreativitet, do të ketë gjithmonë risi. I takon çdo vendi dhe bizneseve të tij që t’i pajisin të rinjtë e tij me mjetet dhe burimet e duhura për t’i kthyer idetë e tyre në realitet.
Nëse po përpiqeni të nxisni inovacionin, merrni parasysh ofrimin e aksesit më të madh në mjetet e duhura, fondet dhe grantet për qendrat e inovacionit, në mënyrë që të shtyni idetë përpara dhe të fuqizoni novatorët e rinj.
Një ekosistem mbështetës është një domosdoshmëri për një industri të suksesshme të TIK-ut. Kosova është një shembull i shkëlqyer për këtë, pasi këto fonde dhe qendra inovative mund të marrin pjesën më të madhe të kredisë për sektorin e lulëzuar të TIK-ut në Kosovë.
Mendoj se mund të mësosh shumë nga të rinjtë e përkushtuar në vende si Kosova, Estonia apo Izraeli dhe vullneti i tyre për të kapërcyer pengesat dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për vendet e tyre.
Me vendosmërinë e tyre, ata dëshmojnë se të qenit nga një vend i vogël nuk është domosdoshmërisht një disavantazh. Në përvojën time, të jetuarit në afërsi të njëri-tjetrit stimulon bashkëpunimin dhe konkurrencën, të cilat të dyja mund të prodhojnë një popullatë novatorësh dhe të suksesshëm./Express
a.m/dita

Puna qe ka filluar ne Kosove frymezon cdo patriot shqiptar.
Per fat te keq, brenda 32 vjeteve qeverite shqiptare me Sali Berishen dhe vandalet e tjere shkaterruan nga themelet thuajse tere strukturen infrastrukturen shkencore dhe teknologjike qe u krijua para 1990-es ne 16 institutet kerkimore te Akademise se Shkencave dhe disa instituteve kerkimore te Akademise dhe thuajse 60 stacioneve te tjera kerkimore ne rrethe.
N vened qe te ndertohej mbi kete baze ne do te naduhet ta nisim nga e para at pune qe u be ne 40 vjet, duke i shkaktuar vendit nje dem kolosal ne rrugen e perparimit ne kete shekull te shkences e teknologjise.
Kjo është më se e vërtetë. Shqiptarët e Kosovës janë të talentuar në sektorin e IT, jo vetëm brënda por edhe jashtë Kosovës.
Me nje kryeminister mendjemadh,arrogant,delirant dhe DIKTATOR si Edi Rama asnje i ri qe studion dhe punon jashte Shqiperise nuk deshiron te vije ketu!
Shembulli me i sakte eshte ai i shqiptares se shquar ,Rudina Seseri,qe erdhi nga SHBA per te dhene kontributin e saj ketu,kandidoi dhe fitoi mandatin me shumice absolute ne vendlindjen e saj,Durres,por pasi provoi disa muaj te punoje,te jape mendime te reja,por qe nuk e degjoi njeri,i pari Edi Rama,qe i ka marre ne dore te gjitha idete dhe vendimet,jo te sudiuara,por me interesa korruptive etj,ajo zonje dorezoi mandatin dhe iku prap ne SHBA!
Sot Rudina Seseri eshte shpallur si nje nder 100 femrat me te sukseseshme ne SHBA ne fushen e teknologjise se inteligjences artificiale!
Si te vijne shqiptaret e talentuar ketu,kur edhe pastrueset e wc-ve te ministrive i cakton Rama?
Ne Shqiperi sot gjithcka eshte e SHKATERRUAR,shoqeria shqiptare eshte si ne kohen e sundimit otoman,nje vend ku qytetaret kane frike te protestojne per hallet e tyre nen drejtimin e sindikatave,por SINDIKATA nuk ka,se kreret e tyre i ka BLERE vete Rama!
Si te vijne ketu te talentuarit,kur vete DIKTATORI Rama e ka pranuar boterisht se ,
-“Ne Shqiperi edhe reformat me antipopullore konsiderohen si popullore”!
Cfare duhet me teper se kaq per te VAJTUAR se jetojme nen PUSHTIMIN OTOMAN nen DIKTATUREWN e nje antishqiptari te eger qe shtyp dhe shfrytezon shumicen e popullit?
Startup.,,Tip.Tap,,
Tash per tash Kosoves i duhen arme per tu mbrojtur.
Ato 1000 tanket ne graso mushama qe shiten Majko me Berishen i benin shume pune.
Edhe Erdogani qe shtiret sikur e do shume Kosoven,,te dergoje BAJRAKTARET,jo xhamite..
Se bajraktaret ja dergon Serbise,kurse xhamite ja ben peshqesh Kosoves.
Kompjuterat prodhojne vetem lloqe.
Keto lavderata na i bejne grekerit dhe serbet,qe na marrin naften dhe gazin,na marrin tokat dhe detin.
Mitrovica prodhon plumb,kallaj,zink,>Per keto behet lufta.
Edvin rama josh rinine te parazitohet me kompjutera,,sepse tokat e Kosoves(po ta lejne),ja fal Serbise,kurse Detin e shqiptareve ja ka dhuruar Gerqise.
Kompjuterat jane si bixhozi,si tavlla,dominote per pensionistat e lagjes.