Femra më e pushtetshme në botë për vitin që lamë pas është kancelarja, Angela Merkel, e shpallur nga revista prestigjioze, “Forbes”. Vendin e parë në listë, Merkel e vulosi me fitoren e fundit në zgjedhjet federale në shtator të këtij viti, në të cilat siguroi mandatin e saj të katërt
Merkel e mban këtë titull për të dytin vit radhazi dhe 12 herë në total. Në 2016-ën ajo ndiqej nga Hillary Clinton, e cila në 2017-ën është zëvendësuar nga e një e sapoardhur në skenën politike botërore dhe bëhet fjalë për Theresa May, e cila po drejton vendin e saj përmes Brexit, një tranzicion kompleks.
Lista vazhdon më pas me Melinda Gates, bashkëshorten e Bill, e cila bashkë me të shoqin kanë shpërndarë rreth 49 miliardë dollarë në mbështetje të organizatave në 100 vende.
Në vendin e katërt dhe të pestë ndodhen përkatësisht kryetarja e Rezervës Federale në SHBA Janet Yellen dhe drejtoresha e “General Motors”, Mary Barra.
Në vijim të listës, ndodhet shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, më pas presidenten braziliane, Dilma Rouseff, bashkëshortja e themeluesit të Facebook-ut Sheryl Sandberg, drejtoresha e “You Tube” Susan Wojcicki dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.
Nga Hollivudi, në këtë listë ndodhen Oprah Winfrey e pozicionuar në vendin e 12-të, Beyonce në vendin e 21-të, Ellen DeGeneres e 50-ta dhe Sofia Vargara shtatë vende më pas.

l.h/ dita

MERKEL asht e pakrahasueshme ne te gjitha pikpamjet.