Barak Obama është për të dytin vit me radhë në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në botë, sipas revistës “Forbes”.
Presidenti amerikan ndiqet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Gjithashtu, dhjetëshja e parë përfshin emrat e krijuesit të Microsoftit, Bill Gates; Papës Benedikti XVI; shefit të rezervave federale amerikane, Ben Bernanke; mbretit të Arabisë Saudite, ABdullah bin Abdul Aziz al Saud; presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi; sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, Xi Jinging; kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron.
Lista përmban 71 emra, shifër kjo që “Forbes” e ka lidhur me numrin e popullsisë në botë, i cili kap 7.1 miliardë njerëz.