Lista me 29 mrekullitë e reja të UNESCO-s, mes tyre liqeni i Ohrit

J L

Është publikuar lista e 29 trashëgimive botërore më të reja të cilat janë bërë pjesë e UNESCO.

Mes kësaj liste globale është edhe liqeni ynë i Ohrit, i cili vetëm pak ditë më parë u pranua në UNESCO, saktësisht në 5 korrik.

Në shkrimin e Cecilia Rodriguez në revistën Forbes liqeni i Ohrit, i ndarë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut njihet për tri vendbanime prehistorike.

Ajo e cilëson veçanërisht gadishullin e Linit si vendin e eshtrave të një kishe të hershme të krishterë e themeluar në mes të shekullit të 6-të.

Ndërkohë vetë liqeni ofron lloje të shumta endemike të faunës dhe florës së ujërave të ëmbla që datojnë nga periudha terciare.

Njëra pjesë e Liqenit të Ohrit, që ndodhet në Maqedoninë Veriore dhe në brendësi të saj, duke përfshirë edhe qytetin e Ohrit, u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979.

Tani ajo është zgjeruar me pjesën tjetër të liqenit të Ohrit, gadishullin e vogël të Linit dhe rripin e tokës përgjatë bregut shqiptar.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *