Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme krahas zonës së Fierit dhe Vlorës, edhe atë të Lezhës.
Era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në zonën bregdetare. Për shkak të forcës së erës, janë rrëzuar disa pisha në bregdetin e Shëngjinit. Këto erëra mesdhetare, së bashku me baticën, kanë bërë që deti të mbulojë krejtësisht bregun.
Në Velipojë uji ka mbuluar edhe shëtitoren në gati 50 cm lartësi.
Deti pritet që të tërhiqet në ditët vijuese, në të gjithë vijën bregdetare prej 14 km të Plazhit të Velipojës dhe në Shëngjin.
s.a/dita
