Kryetari i PD Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për operacionin “Forca e Ligjit”, i cili sipas Bashës, është qesharak dhe se nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Sipas tij, Rama dhe Xhafaj nuk mund ta luftojnë krimin, dhe se në Vlorë ku kryeministri është deputet dhe ministri ka origjinën vijon lufta mes bandave me kallash e dinamit.
“Këto ditë qeveria ka vendosur të japë 2.5 mln euro për zëvendësimin e palmave me pisha. Janë 8 mln euro të grabitura dhe shpërdoruara nga Rama dhe njerëzit e tij. Ato do shërbenin për të paguar një rrogë normale për familjet e Bulqizës, që fëmijët e tyre rropaten për bukën e gojës. Këtë e bën vetëm një qeveri dhe një kryeministër që i ka vënë shkelmin vendit të vet. E pamë sa pak dinjitet dhe respekt kanë për veten gratë dhe burrat e kësaj qeverie, që bënin sikur kosisnin barin në Lushnje, duke u sjellë si lolo. Mjaftojnë këto pamje qesharake dhe banale për të kuptuar gjendjen e turpshme. Këto javë treguan dhe diçka shumë të rëndë për të cilën ne jemi të bindur.
Rama dhe Xhafaj nuk mund të luftojmë krimin. Rezultatet e operacionit “Forca e Ligjit” janë qesharake. Janë arrestuar disa gra të akuzuara për prostitucion. Policia është e ritahirizuar, duke zëvendësuar luftën ndaj krimit me teatër. Ngjarja më e madhe ishte dhënia e çmimeve policisë për shërbimin. Policët përdoren, abuzohen për të bërë videoklipe në Vlorë, ku Rama është deputet, ku Xhafaj ka origjinën, bëhet luftë mes bandave me kallash e dinamit. Vetëm sot pasiguria ka marrë formën tragjike të shpërthimeve të automjeteve në Tiranë.
Droga e krimi nuk kanë mbaruar, shteti dhe qeverisja e Ramës kanë mbaruar. Ky është realiteti, këto janë faktet, kjo është e vërteta, gjendja është dramatike. Rama vazhdon t’i shmanget çdo lloj përgjegjësie, 20 vjet në politik, vazhdon e drejton gishtin nga politika, sepse është i papërgjegjshëm. Si piktor, Ramës të gjitha ngjyrat i duken të zeza, ndaj ka shtruar ushtrinë e Habilajve, Balilëve, Dakove, duke sulmuar e nxirë gjithçka”, tha Basha.

Shyqyr qe ka filluar perpjekja por opozita ska me ca merret dhe akuzon, kur ishe ti asgje nuk bere vetem i mbrotje
7) Tashme po goditen kriminlet dhe nuk eshte si me pare, kjo gje eshte super e dukshe. Sdo as mend as kalem
Ik o luli se vetem vrave me 21 janar. Tup a ske qe flet akoma ne parlament?
Po mos fol ti more per femijet qe le 4 familje pa baballare ne 21 janar
O luli teater ishte ajo e jotja qe lazarati lulezonte dhe ti thoshte ska droge
Po ky vazhdon akoma me këto në një kohe qe eshte bere vetem pune se ne kohen e tij do shpallte republiken e pavarur te lazaratit.