Operacioni “Forca e Ligjit”, ministri Xhafaj në zyrën e Kryeprokurores

Leda Hysa

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është drejtuar mëngjesin e sotëm për në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka zhvilluar një takim me kryeprokuroren Arta Marku.

Takimi mes tyre nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe zgjati rreth 50 minuta, ndërsa nuk ka njoftim zyrtar se për çfarë u diskutua.

Megjithatë sipas mediave, temë kryesore e takimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes strukturave për goditjen e 45 grupeve kriminale që veprojnë në vend.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka në thelb përfshirjen e prokurorisë dhe policisë në Task Forcën qendrore dhe rajonale qe po ngrihet në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Meqe ju po hamendesoni, po hamendesoj dhe une; ne baze te deshmise se Shkelzenit mbreme, ata po diskutojne per arrestimin e tij.

  • Hera e pare pas kaq vitesh qe i shikojm bashk kto institucione kaq te rendesishme se deri dje benin si macja me miun dhe nuk benin asnje gram pune.

  • Me ne fund ,dinjiteti po i kthehet popullit te ndershem e te pa perkrahur shqiptar. Thika deri ne palce , i kishte hyre popullit shqiptar ,dhe nuk kishte ku te shkonte me tej .Ditet e mira per ju do vine , prisni edhe pak , o popull i vuajtur ,i vjedhur dhe i neperkembur. .Keto te mira, na i solli Amerika ,ti jemi mirenjohes , per jete te jeteve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *