Agjentja e OFL ka publikuar sot inicialet e dy personave që u janë dërguar kërkesat me shkrim për të justifikuar pasurinë e tyre.
P.D me banin në Durrës, pasi rezulton ne hetim ne Gjermani për trafik i qenieve njerezore.
S.Ç banues ne Elbasan, i denuar ne Itali per trafik narkotikesh.
NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, sot më datë 6 shkurt 2020, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.
– S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.
Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.
Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
O.J/DITA

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.”
sipas këtyre dy paragrafëve që lexoj duket që gjithçak është e sigurtë që është e jashtëligjshme!!
përse duhet të vohohen kaq shumë,
-ço letra me pyetje që duhen përgjigjur nga i dyshuari!
-pas dërgimit të përgjigjeve në spak,ai duhet të vlersojë aktivitetin kriminal të një dosjeje që e ka pasur para se ti dërgohen lertrat me pyetje!?nëse ka një dosje përse duhet të dërgojë letra me pyetje??
-e në fund i dërgohen gjykatës e cila duhet të vendosë sekuestirmin përfundimtar të tyre?
pra po tu dërguan letrat me pyetje,nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç sekuestrimit të pasurisë??
sepse në asnjë vënd nuk shoh që të jetë shkruar ndonjë mundësi tjetër gjat gjithë procedurës!!
përveç të qënit të pagabueshëm të OLFsë!!
ps:syzet i ka të bukra motra!!veçse regjizori i dëshutar gjithandej nuk bën një lek!!
sa për syzet!!nuk janë me të vërtetë ato të bukura,ajo që është pas syzeve është e bukur!!sidoqoftë dhe ajo merr rrogën e saj!në një farë mënyre duhet të jetojmë!kjo jeton si pjesë e administratës së sterfryrë shtetrore!dhe ne paguajmë gjithnjë e më shumë taksa!!