“Forca e Ligjit” zbarkon në Shkodër, sekuestrohen pasuritë e 6 personave

Leda Hysa

Pas sekuestrimit të vila “Golden” në pronësi të vëllezërve Hajri në Shijak, radhën e ka pasur Shkodra. Në ditën e dytë të Operacionit Forca e Ligjit,  drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ka firmosur urdhrin për sekuestrimin e pasurive të 6 personave, konkretisht:

Shtetasit Aldo Manishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Shtetasit M. Doci, me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër; Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ; Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;  3 automjete, 1 motor.

Shtetasit Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;  Një automjet;

Shtetasit Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re; Një automjet;

Si në rastin e Shijakut edhe në Shkodër sekuestrimet kanë lidhje me pengmarrjen e Jani Prengës.

“Në vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për disa subjekte” njoftoi policia.

Ndërkohë ditën e sotme, OFL i ka dërguar kërkesë për plotësim formulari dy personave, Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Hahahahahahaa kesaj i thoni pasuri ju mo debila hahahahahahahaaaaa,po atyre kullave binjake ,30 kateshit te Olsi rama ,ato rezidenca lluksoze qe jane harxhuar disa miliarda Euro nga fondi shteteror i djerses se Emigranteve kur do hetoen?

  • Forca e karit shkoni kapni edin saliun liken lulin dhe hajdutat qe kane vjedhur 30.vjet kete popull sekuestroi pasurine ketyre legenave. O edi kurva psikopat hajdut tashti na dole dhe aktor filmi. Ti je shkerdhata me i madh mas saliut o legen

  • Pra me pak fjale , ata qe kane ndermend te rrine ne Shqiperi ku dhe kane ngritur ndonje ndertese te mirre qe ndoshtaj mundet te kete ndonje “kusur” , kjo forca e ligjit shume e cuditeshme , me keto veprime kerkon ti zboje ..?! A ka ndonje me mend te drejtoje ate vend ..?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *