Spitali i Korçës si fusha e Ballshit!

anazapta

Kur përmendet Korça, rallë mund të ndodh që mendja dhe ndjesitë e çdo shqiptari, të mos endet në të veçantat e këndshme të këtij qyteti: mësonjëtorja, liceu francez, serenatat, rrugicat e paqta, vilat e bukura, zonjat e zotërinjtë e nurshëm, kërnackat, humori brilant, këngët, poezitë e qejfet e shumta, si të ish një ishull i veçuar të mirash e njerëzish të fisëm, mes një hapësirë ta vrazhdë jete, pa sens e lezet bashkë.

Eshtë pra prej atyre qyteteve rrethuar me një brerore të veçantë, ku e ke shumë të vështirë të gëlltitësh faktin se dhe aty, mizerja shqiptare ka boll mostra, nga më të ndryshmet, e se dhe aty, ndodhin po ato beterpunësh me beternjerëz si kudo në atdheun tonë. Një panoramë e kundërt e gjithë asaj që u përshkruar më sipër për Korçën, është spitali i këtij qytetit. Nuk ka periudhë a muaj që nga spitali i Korçës të mos ketë ndonjë lajm me vdekja a dhunë, ku viktimat janë sa nga rradhët e pacientëve e sa nga bluzat e bardha, të cilat akuzohen ose për paaftësi ose për papërgjëgjshmëri.

Më i freskëti lajm, është ai mbi një person që në një gjendje nervoze kishte shqyer derën e urgjencës së këtij spitali, me pretendimin se djalit nuk i ishte dhënë mjekimi i duhur. Përpos faktit se dhuna po precipiton frikshëm dhe në ambjente spitalore ashtu si në futboll, teksa mjekët shahen e rrihen porsi të ishin arbitra, spitali i Korçës mban rekorde për preçedentë e skandale me mjekë e pacientë, që ende është e vështirë të thuhet se përse e ka zënë ky lloj mallkimi. Vite më parë, puna shkoi deri në zhvarrimin e një të vdekuri, për të rihetuar sesa gisht kishin bluzat e bardha në ikjen nga kjo botë të të ndjerit. Shkurt, spitali i Korçës është bërë si fusha e Ballshit!

P.S. Në këtë rast, fusha e Ballshit është marrë si simbol i skandaleve me rrahje e dhunë, por jo se është e vetmja. U përzgjodh mes të tjerave vetëm nga fakti se aktualisht aty nuk luhet më asnjë ndeshje për shkak të dënimit që ka marrë klubi, pikërisht nga dhuna e atyshme. / E.H.

 

Share This Article
4 Comments
  • Vrasesi Sali Berisha beri cdo gje qe kishte ne dore per ta harruar Korcen nga pjesa e investimeve gjithmone i mbrujtur me mentalitetin e humbur vicitolas dhe hakmarres per te urryer ate qe kurre nuk e arrinte dot,civuilizimin dhe qytetarine.
    Por mos harroni se mbi 50% e njerezve qe jetojne ne Korce tani jane te ardhur nga fshatrat e largeta te rrethit dhe ju duhet 2 breza te ambjentohen.
    Keto jane 2 aresye madhore qe Korca ka humbur shkelqimin qe ka patur,po qe natyrisht eshte e perkoheshme.

  • Vetem humor nuk kane korcaret….por ato te tjerat i kane –Por doktoret jane kudo shume te panjerezishem …..

  • Akoma mbajne bluza te tilla si ne vitet 80-te?
    [flas nese kjo foto eshte e koheve te fundit]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *