Forcat kurde në Irakun verior ka nisur një ofensivë për të rimarrë qytetin strategjik Sinjar, i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Sirinë. Qyteti në fjalë është nën udhëheqjen e Shtetit Islamik.
Fushata është mbështetur nga sulmet ajrore nga ana e koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Marrja e këtij qytetit do të krijojë një hapësirë më të afërt me Mosulin.
Kur qyteti ra në duart e ISIS-t vitin e kaluar, mijëra njerëz nga pakica fetare Jazidi u bllokuan në malin Sinjar.
Qindra burra u vranë, ndërsa gratë dhe vajzat janë përdorur si skllave. Fushata për të rimarrë nën kontroll zonën bëhet nga 6 mijë forca kurde Peshmerga, nga 1500 luftëtarë Yazidi, si dhe nga 300 luftëtarë të Partisë Komuniste të Kurdistanit.
Korrespondenti i BBC-së në Bagdad thotë se marrja e këtij qytetit, nuk është vetëm një operacion ushtarak, por edhe një zonë simbolike për kurdët, pasi ajo është pjesë e territoreve të diskutueshme të shtetit gjysmë-autonom të Kurdistanit.
Sulmi i militantëve të ISIS në gusht të vitit të shkuar ishte edhe një nga arsyet se pse Shtetet e Bashkuara nisën sulmet ajrore ndaj ISIS-t për shkak të paralajmërimit të një gjenocidi të mundshëm ndaj pakicës Jazidi, feja e të cilëve përfshin elementë të disa besimeve fetare. /Dita/

ec se erdogani nuk do të rrijë duarkryq!ai do ti ndihmojë qënjet e krijuara prej tij!!do ndihmojë bijte e tij ISISjanë!