Së bashku do krijojmë një frymë pune dhe miqësie – dyert e LSI Gjirokaster do jene gjithmonë të hapura për këdo që dëshiron ti bashkohet familjes sonë politike. Askush nuk do jetë i mënjanuar në këtë familje. Mendimet dhe sugjerimet tuaja do vihen në zbatim. Të gjithë do jemi të barabartë dhe do ketë gjithë-përfshirje në çdo aspekt të punës sonë.
Sirte është bastioni më i rëndësishëm i ISIS jashtë Sirisë dhe Irakut. Më herët gjatë kësaj jave, aeroplanët luftarakë bombarduan pozicionet e ISIS në Sirtë, teksa forcat e marinës hodhën raketa në port, kanë bërë të ditur zyrtarët teksa shtojnë se sulmet vazhdojnë.
Forcat ushtarake, të lidhura me qeverinë në Tripoli, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara, nisën luftën muajin e kaluar për të rimarrë kontrollin e qytetit.
Zëdhënësi i tyre, Gjerneral Muhamad al-Ghusri, u shpreh se liderët e ISIS janë arratisur në shkretëtirën në jug, por disa militantë janë ende nën rrethim në qendër të qytetit.
