Kryetari i bashkisë së Skadovsk, një qytet-port në rajonin e Kherson të Ukrainës dhe zëvëndësi i tij janë rrëmbyer nga forcat ruse, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, shkruan Skynews.
Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh dyshohet se janë rrëmbyer gjatë ditës së sotme.
Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Dniprorudne, Yevheniy Matvieyev dhe kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, thuhet gjithashtu se janë rrëmbyer.
Russian invaders continue to abduct democratically elected local leaders in Ukraine. Mayor of Skadovsk Oleksandr Yakovlyev and his deputy Yurii Palyukh abducted today. States & international organizations must demand Russia to immediately release all abducted Ukrainian officials! pic.twitter.com/bmaAuurx9h
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 16, 2022
a.m/dita
