Forcat ruse sulmojnë trenin për evakuimin e refugjatëve në Ukrainë

J L

Një tren, i cili ishte nisur për të evakuuar qytetarët nga Ukraina lindore u sulmua nga forcat ushtarake ruse, duke vrarë një punonjës, ndërkohë një tjetër është plagosur thotë kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës, shkruan BBC.

Treni u sulmua pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donetsk.

Treni ishte nisur të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

Kompania thotë se “po bën çdo përpjekje” për të evakuuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e trenit, si dhe të evakuuarit në stacion.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *