Forcat speciale rrethojnë Kuvendin, tensione pas lëshimit të urdhër- arresteve

Dita

Forca të mëdha policore janë stacionuar sërish në Kuvendin e Maqedonisë, pas protestave që janë rikthyer nga përkrahës të VMRO-DPMNE. Automjete të policisë dhe një prani e shtuar e njësiteve speciale, janë parë sot tek Kuvendi i Maqedonisë, njoftoi TV21. Sipas zyrtarëve, kjo ka të bëjë me rritjen e masave të sigurisë.

Sakaq, analistët në vend thonë se deputetët e ngarkuar me përgjegjësi penale, nuk duhet të mbrohen nga imuniteti. Ekspertja e së drejtës penale Besa Arifi shprehet se imuniteti deputetin e mbron vetëm kur shpreh mendimin e tij në foltore, por jo edhe jashtë Kuvendit.

Ndërkohë analisti Ismet Ramadani thekson se Komisioni për çështje të Imunitetit pranë Kuvendit, deputetëve të cilët dyshohen nga Prokuroria Speciale mund t’ua heqë imunitetin dhe kështu i hap rrugën organeve të drejtësisë.

Share This Article
3 Comments
  • Desheroj te fillojne ne Maqedoni arrestimet e politikaneve te korruptuar, te cdo niveli dhe te cdo partie qeverisese apo opozitare, qe kane kryer vepra penale dhe antiligjore. Shpresojme qe ky shembull i forces se drejtesise te shtetit demokratik dhe i institucioneve te reja antikorrupsion qe po ndertohen kudo ne Ballkanin perendimor, te vijojne me arrestime te ketij niveli te politikaneve, edhe ne Shqiperi, si domosdoshmeri per rrugetimin e ketyre vendeve te Ballkanit perendimor drejt BE-se, perendimit demokratik.

  • Kur ka vendosmeri per te bere shtet, kur njerezit e duhur drejtojne vendin dhe jo halabakeria kleptomane, atehere fletearreste te tilla si ky kunder Gruevskit, jane te pashmangshem.
    Perpjekjet per destabilizim situate, nga sherbetoret dhe ushtaret e se keqes, marrin pergjigjen e duhur nga organet e sigurise kombetare. Kryeprokurori maqedonas, nuk quhet Llalla, ndaj cdo perpjekje per dhune, nenkupton pergjegjesi penale dhe jo qurravitje nga nje zyre politikani, tek tjetri.
    Ne shqiptaret, nuk duhet te kemi asnje iluzion. Asgje nuk eshte arritur dhe askund nuk do te mberrijme, persa kohe kriminelet tane me imunitet, gezojne lirine dhe milionat e vjedhura nga prona e perbashket.
    Kryeministri Rama, mund te mesoje nga kolegu i tij maqedonas, menyren se si forcohet shteti dhe reputacioni i tij. Jo, me pazare dallkaukesh dhe ndarje tepsije por me afrimin ne organet e drejtesise, te njerezve te duhur. Nuk eshte Maqedonia, ajo qe ka nje problem. Jemi ne shqiptaret, qe akoma flejme dhe luajme me te ardhmen tone dhe femijve tane.

  • Imuniteti shpesh eshte keqinterpretuar nga disa politikane korrupte dhe sherbetore mediatike, por ai as nuk sherben dhe as nuk eshte konceptuar per te mbrojtur deputetet kriminele nga ndeshkimi.

    Per kriminelet ligji nuk parashikon asnje lloj imuniteti !

    Pas reformave te shumta ne drejtesi dhe perqasjeve drejt normativave ligjore te BE-se, Serbia dhe Mali i Zi kane bere perparime te dukshme ne krahasim me Maqedonine dhe Kosoven. Te kater vendet ballkanike, diku me shprejt e diku me ngadale, po ecin te gjitha perpara ne drejtimin e duhur. Vetem Shqiperia ka mbetur ne vend numro, ne shume raste bile ka ecur se prapthi.

    Lind pyetja se a duhet te habitemi per kete “ecje me bythe” ?

    Aspak! Pasqyra e zhvillimit global qindra vjecar ne rajon dhe ne mbare Evropen ka deshmuar se cila eshte lokomotiva dhe cili bishti i kavallit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *