Forcat turke bombarduan Sirinë e veriut të hënën, në një fushatë për të larguar milicinë kurde jashtë zonës së Afrin-it, ndërsa zyrtarët njoftuan se operacioni do të përfundojë shpejt.
Përplasjet me forcat turke në veriperëndim të Afrin-it u njoftuan edhe nga milicia kurde YPG.
Zëvendës kryeministri turk Mehmet Simsek tha se ofensiva ushtarake do të shërbejë për të zvogëluar rrezikun terrorist ndaj Turqisë.
Ankaraja e akuzon YPG-në, që kontrollon Afrinin, si të lidhur me rebelimet brenda Turqisë.
Kryeministri turk Binali Yildirim tha se objektivi i operacionit është krijimi i një kordoni sigurie prej 30 kilometrash brenda zonës së Afrinit për të mbrojtur qytetet turke nga sulmet.
Ndërkohë sot shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se ishte “shumë e shqetësuar” nga ofensiva turke kundër objektivave të milicisë kurde në Siri dhe njoftoi se do të kërkojë bisedime urgjente me zyrtarët turq.

deri dje erdogani nuk “mund të godiste xhihadistët sepse nuk i lejohej”
sot se ka problem fare,bile dhe të bashkpunojë me armikun e tij asad!!
çfar them dhe unë!?
ai ishte dhe me putanën armik!!tashti e ka bërë mikun më të madh,aaaaa i merr në gojë mikun!