Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se forcat e saj kanë vrarë pesë militantë në Slavjansk, gjatë operacioneve anti-terroriste që po realizohen me ndihmën e ushtrisë, duke hequr tre pika kontrolli të paligjshme, në pjesën verilindore të qytetit.
“Gjatë konfliktit, janë eliminuar deri pesë terroristë”, tha ai në një deklaratë, duke shtuar se nga ana e forcave qeveritare është plagosur një person.
Sipas mediave të huaja, të cituara nga “Dnevnik.hr”, përleshjet shpërthyen në hyrje veriore të Slavjansk. /Telegrafi/
