Rrepat kanë veprim të pabesueshëm shërues, vitaminë C me shumicë dhe përshtatshme për t’u mbrojtur nga viruset dhe infeksionet.
Përveç që është ilaç i magjishëm i natyrës, lëngu shtëpiak nga rrepat është edhe pije freskuese.
Një recetë turke se si ta bëni!
Përbërësit (për kavanoz 5 litrash):
▪ 1 rrepan i madh apo dy të vegjël të bardhë,
▪ 4-5 copë karota ngjyrë vjollce, nëse nuk mund të gjeni me këtë ngjyrë, bën edhe karota ngjyrë të verdhë, mirëpo në atë rast qitni më shumë panxhar të kuq,
▪ 2 panxhar të kuq të vegjël, mundeni edhe më shumë nëse dëshironi pijen me ngjyrë më të errët,
▪ 4 lugë kripë guri,
▪ 1 lugë sheqer,
▪ disa thelpinj hudhre (sipas dëshirës),
▪ një copë të madhe buke (në vend të saj bën edhe një gotë bullgur dhe 7 – 8 kokrra qiqra),
▪ një copë pëlhure për mbështjellje,
▪1 kavanoz 5 litrash.
Perimet qërojini dhe pritini në copa, karrotën priteni për së gjati në katër pjesë. Të gjitha vendosni në kavanoz, sipër vendosni bukën të mbështjellë në pëlhurë dhe qiqrat të cilat do të kthjellin lëngun.
Kavanozin mbusheni me ujë dhe mbylleni mirë. Kush dëshiron mund të shtojë në kavanoz spec djegës, i cili jep shije pikante.
Kavanozin lëreni në vend të freskët dhe çdo tri ditë hapeni që të lirohen gazrat nga fermentimi.
Pas 15 ditësh lëngu është i gatshëm për përdorim.
Mund ta kulloni , ta hidhni në shishe dhe ta mbyllni mirë që të mund t’i mbani në frigorifer. Ndërkaq, perimet mund t’i përdorni si sallatë.
a.t / dita

nuk jane rrepa,eshte panxhar i kuq.Lexo ne shqip “vlerat e panxharit te kuq”.
Ashtu ja kane qitur ne koke or ti. E di per rrepe me ngjyre vjollce