Forma e mirë e Shaqirit, synon Mesin dhe Neymarin

redaktor

Forma e mirë e Shaqirit ndaj ndeshjes së djeshme kundër Hondurasit ka kënaqur jo vetëm gjithë tifozët zvicerianë, por edhe ata shqiptarë. Në takimin e fundit të Grupit E, i cili vulosi fatin e zviceranëve për vazhdimin e ëndrrës braziliane, mesfushori me origjinë shqiptare qe autor i tre golave, që nuk morën përgjigjje nga amerikano qëndrorët. Shaqiri arriti kuotën e 3 golave vetëm në një ndeshje duke arritur Tomas Mylerin, gjermanin, i cili si Shaqiri arriti të shënonte 3 gola në një ndeshje, kundra Portugalisë. Messi dhe Neymar, dyshja katalanase kanë shënuar deri tani 4 gola, ndërsa Shaqiri 3, dhe kështu që ky i fundit ka shance të shumta për të arritur 2-shen katalanase. Në fund të ndeshjes nuk munguan as deklaratat e trajnerit të Zvicrës, Hitzfeld i cili tha :

“Shaqiri tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë në të vërtetë. Ky ishte konfirmimi i potencialit të jashtëzakonshëm që ka. I vendosur si trekuartist, ky ishte një pozicion totalisht i ri për të dhe mund të them me bindje se e kaloi testin. Nuk mbetet gjë tjetër veçse ta përgëzojmë për këta tre gola të mrekullueshëm”.

Më poshtë tregohet përmbledhja e ndeshjes Zvicër-Honduras dhe 3 golat e numrit 23 të Zvicrës, Shaqirit.

http://www.youtube.com/watch?v=XBadCMLqg-A     <————————- COPY & PASTE Link

 

 

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *