Formalizimi i ekonomisë, Rama: Thirrja e fundit për bizneset

Dita

Në një takim me biznesin, pasditen e sotme, Kryeministri Rama kërkoi bashkëpunim në luftën e nisur kundër informalitetit, me qëllim uljen e varfërisë dhe taksave. Rama bëri thirrjen e fundit ndaj atyre të cilët vijojnë të fshehin xhiron që bëjnë dhe vjedhin buxhetin dhe konsumatorin. Shefi i qeverisë i kërkoi biznesit të tregojë zinxhirin e evazionit. Njëherësh, ai lajmëroi uljen e taksës së pasurisë dhe përjashtimin nga pagesat fiskale të të vetëpunësuarve. Gjoba për moslëshim kuponi do të jetë 5 mijë dollarë dhe për manipulim të inventarit 100 mijë dollarë.

“Unë mendoj që ne jemi në gjendje luftë përsa i përket rendit ligjor të ekonomisë. Gjendje lufte, ku ata të cilët respektojnë ligjin dhe rregullat plagosen çdo ditë, që nga kompanitë e mëdha, tek shitësit apo shërbimet private të pakicës dhe padyshim, tek çdo konsumator që nuk merr nga arka e shtetit, mbrapsht, atë që i takon, në formë rritje të rrogave, ulje të taksave, investime dhe shërbime publike më cilësore. Plagosen ata që duhet të jenë 100 % të garantuar dhe të mbrojtur dhe përfitojnë ata që duhet të përgjigjen para ligjit, evazorët e të gjitha niveleve, që nga më të mëdhenjtë deri tek më të vegjlit”, theksoi Rama

Lufta ndaj informalitetit ka ndezur diskutimet mes Kryeministrit dhe bizneseve për rrezikun e rritjes së çmimeve. Bizneset kërkuan që lufta e shpallur kundër informalitetit të jetë njësoj për të gjithë dhe bënë thirrje që qeveria të nisë të hetojë edhe sektorët që sjellin të ardhurat më të mëdha në buxhet siç janë nafta, cigaret, pijet alkoolike dhe kafja. Përfaqësuesit e biznesit kanë kundërshtuar penalitetet e larta, që siç thanë ata. nuk mund t’i paguajnë sot, por edhe pasi rrezikojnë mbylljen e tyre.

“Në qoftë se administrata do të ishte e ndërtuar në gjithë këto vite, si një mekanizëm që funksionon brenda një sistemi që e bën të pamundur korruptimin e saj, ne sot s’do ishim këtu ku jemi. Njësoj si me energjinë, që grabitja kolektive e një pasurie kombëtare realizoi – dhe ka ende luftë që vazhdon në terren, – bashkëpunimin kriminal mes hajdutëve, përfitues të energjisë dhe hajdutëve brenda sistemit, që merrnin ryshfet dhe nuk faturonin energjinë. Madje merrnin para për të bërë edhe lidhjet e paligjshme, si specialist të besuar”, tha ai.

Share This Article
1 Comment
  • -viti 1946 ! Tatimi i jashtezakonshem qe te mbushej arka e shtetit…!
    -viti 2015 ! Tatim i jashtezakonshem mbi biznesin e vogel dhe te mesem,mbi te vetpunesuarit dhe profesionet e lira.Gjoba marramendese,burg per ta !
    -Te paprekshem evazoret miliardesh,nafta,cigaret,pijet,koncesionet,nxjerrja dhe shitja e pasurive te nentokes,kontrabanda,hajdutet,tenderat shteteror…..
    -Droga ben namin
    -Shqiptaret po marrin rruget e Europes me keq se Sirianet ne lufte

    Nga varri Enveri do te thoje : Edi,bravo bir ! Q..a nenen ketij populli se nuk ben ze,te thote baba….!!

    Kjo eshte rivdekja mavi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *