Më në fund është arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Itali, dy muaj pas zgjedhjeve.
Në krye të qeverisë do të jetë Enrico Letta. Atij iu kërkua të mërkurën që të formojë një qeveri koalicioni.
Brenda në qeverinë e Partisë Demokratike të qendrës së majtë është përfshirë edhe partia e Silvio Berlusconi-t, Populli i Lirisë.
Berlusconi ka deklaruar se nuk do bëhet ministër, por ka nxitur figurat kryesore të partisë së tij që të marrin poste të rëndësishme.
Angelino Alfano nga partia e tij do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm.
Fabrizio Saccomanni, drejtor i Bankës së Italisë, do të drejtojë ministrinë e Ekonomisë. Ish- komisionerja e BE, Emma Bonino do të jetë ministre e Jashtme.
Qeveria do betohet të dielën.
Presidenti Napolitano ka deklaruar se qeveria e re do të ketë mbështetjen e dy dhomave të parlamentit.