Gjykata e Lartë e Londrës liroi bosin e Formula Një, Bernie Ecclestone nga akuza për korrupsion duke hedhur poshtë kërkesën për dëmshpërblim prej më tepër se 140 milionë dollarësh. Gjykatësi Justice Newey, edhe pse konfirmoi pagesën nga ana e Ecclestone të një zarfi me rryshfetin për të bërë të mundur shitjen e të drejtave komerciale të Formula Një drejt kompanisë CVC që drejtohej prej tij, përjashtoi mundësinë që të ketë patur një dëm ekonomik për grupin Conctantin Median që ishte prezantuar si pala e dëmtuar duke ngritur akuzën për dëmshpërblim. Ecclestone, 83 vjeçar është prej një kohe të gjatë në krye të Cirkusit të Formula Një, në këtë mënyrë u shfajësua plotësisht duke shtyrë daljen e tij nga skena. Gjykata e Londrës duke hedhur poshtë akuzën e grupit gjerman, përjashtoi mundësinë që Ecclestone në vitin 2006 ti kishte shitur kuotat e Bayern Lb, me një çmim poshtë vlerës së tregut, (prej 814 milionë dollarësh, duke i ndaluar faktikisht kompanisë Concstand Medien të përfitonte 10 % e bonusit që i takonte nëse kjo kuotë do të kalonte shifrën e 1 miliard dollarëve). Duke e quajtur të drejtë çmimin e mbylljes së tratativës, gjykata liroi Ecclestone nga akuza e dëmshpërblimit që ishte ngritur nga Constant Medien, por bosit të Formula do t’i duhet të përgjigjet për akuzat për korrupsion në një tjetër proces në Gjykatën e Mynihut në Gjermani.