Formula 1, Federata vendos të ulë shpejtësinë në bokse

redaktor

Formula 1 do të ketë një ndryshim në rregullat e saj në Çmimin e Madh të Hungarisë këtë fundjavë.
Federata Botërore e Automobilizmit vendosi të ulë kufirin e shpejtësisë së lejuar për makinat kur hyjnë në zonën e bokseve, nga 100 në 80 kilometra në orë.
Kjo masë u mor pas aksidentit në Gjermani, ku një kameraman u godit nga një gomë e makinës së australianit Ueber.
Ky rregull i ri mund të ndikojë edhe në strategjitë e skuadrave pasi pilotët do të humbasin 3-4 sekonda më shumë gjatë ndalesave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *