Formula 1/ Hamilton triumfon në Monaco, Vettel i dyti

J L

Lewis Hamilton ka fituar “Çmimin e Madh të Monako”, gara e gjashtë e Botërorit të Formulës 1. Ka qenë Max Verstappen që ka kaluar vijën e finishit pas pilotit anglez, por holandezi është penalizuar me 5” për një dalje të gabuar.

Vendi i dytë dhe i tretë është marrë respektivisht nga Sebastian Vettel dhe Valtteri Bottas. Verstappen është klasifikuar në vendin e katërt.

Hamilton ka tërhequr më së shumti vëmendjen pasi ka bërë 66 xhiro pa i ndryshuar gomat e mesme.

Mercedes ka humbur stabilitet me kalimin e kohës, por Lewis ka arritur ta zbusë dhe ka arritur ta mbyllë me suksesin misionin, duke siguruar fitoren e tij të 77-të.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *