Formula 1, në Kanada fiton Hamilton

Dita

Luis Hamilton dhe Mercedesi janë të pandalshëm. Piloti britanik, kampioni i botës në fuqi, kaloi i pari finishin në Cmimin e Madh të Kanadasë, duke mposhtur rivalitetin e Sebastian Vettel që bëri të ëndërronin tifozët e Ferrarit me një garë të bukur që në start, por që në fund nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i dytë. Pozicioni më i ulët në podium ishte për Valteri Botas të Williams, ndërsa pas finlandezit u pozicionua Verstapen që la pas Nico Rosberg.

Për Hamilton ky ishte suksesi i pestë në pistën e Montreal, aty ku fitoi garën e parë në karrierë, ndërsa në këtë botëror i dyti pas Cmimit të Madh të Monte Carlos.

I pafat piloti tjetër i Mercees, Rosberg, i cili pas një kontakti me Hamilton që në fillim të garës u zhvendos në vendin e nëntë.

Gjermani arriti t’i rikuperonte vendet njëri pas tjetrit, por më pas detyrohet të futet në bokse për një problem.

Fundi i garës ishte drithërues për të. Në tentativë për të parakaluar Verstapen, nuk arrin të frenojë në kthesë, por sërish futet në garë për ta mbrojtur vendin e pestë.

Rosberg ruan kryesimin në renditjen për pilotë me 116 pikë, i ndjekur nga Hamilton me 9 pikë më pak, ndërsa Vettel mbetet i treti me 78 pikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *