Formula e llogaritjes së pensioneve të parakohshme për ish-ushtarakët

anazapta

Paga mesatare referuese mujore neto, si dhe vitet e shërbimit janë dy treguesit bazë mbi të cilët përllogariten përfitimet e parakohshëm për ish-ushtarakët. Autoritetet e sigurimeve shoqërore sqarojnë se në varësi të viteve të shërbimit, personat që janë liruar apo janë në rezervë mund të përllogarisin pensionin e parakohshëm që ju takon. Konkretisht për të përcaktuar llogaritjen e një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi kryhet ky veprim: “Paga mesatare referuese mujore neto e shumëzuar për vitet e shërbimit, dhe për treguesin 1.5 për qind. Rezultati që del përcakton se sa do të jetë pensioni që i takon aplikuesit. Por, mbi këtë rezultat zbatohen edhe disa kushte sa i takon përfitimeve minimale dhe atyre maksimale. Ekspertët e ISSH-së, sqarojnë se: “Në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Çka do të thotë se nëse llogaritjet e bëra dalin më të ulëta se sa pensioni bazë, atëherë aplikuesi do të marrë përfitimin, vlera e të cilit nuk do të jetë më e ulët se sa përfitimi bazë i përcaktuar. Ndërkohë që për të llogaritur pensionin suplementar të pleqërisë përdoret sërish paga mesatare referuese mujore neto dhe vitet e shërbimit. Por, ajo që ndryshon është treguesi në përqindje, i cili ndryshe nga pensioni i parakohshme (ku ishte 1.5 %), tek pensionet suplementare zbret në vlerën e 1 për qind. Kështu llogaritja e pensionit suplementar të pleqërisë gjendet duke shumëzuar pagën mesatare referuese mujore neto me vitet e shërbimit dhe treguesin 1 për qind. Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë. Për rastet, në të cilat aplikuesit për pension të parakohshëm apo pension suplementar pleqërie mbeten të pakënaqur me shumën e përllogaritur nga ekspertët e sigurimeve shoqërore, ata kanë të drejtën e ankimimit. Për këtë duhet të përgatisin ankesën përkatëse, të cilën duhet ta depozitojnë jo pranë Agjencive Rajonale ku kanë vendbanimin ose qendrën e tërheqjes së pagesës mujore, por pranë Drejtorisë Qendrore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Nëse edhe pas verifikimit të kësaj kërkese masa e pensionit mbetet po në të njëjtat nivele, atëherë ish-ushtarakut nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’u drejtohet organeve gjyqësore për të kërkuar një zgjidhje rreth pakënaqësive të lindura mbi masën e pensionit të parakohshëm që i është caktuar nga llogaritjet e bëra. aktualisht janë me qindra dosjet e depozituara nga personat që janë në rezervë apo janë liruar sa i takon llogaritjeve të përfitimeve të parakohshme. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar një shembull konkret lidhur me formulën që përdoret për llogaritjen e pensioneve të parakohëshme të ish-ushtarakëve.

 

Shembull konkret i përllogaritjes :

Ushtarakut në rezervë/lirim A.B i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi më datë 8 Maj 2013. Ai ka 17 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 36 937 lekë në muaj.

Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë:

PPVSH = 36 937 lekë x 17 x 1.5% = 9 419 lekë / muaj

Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 8 maj 2013 ishte 11 562 lekë në muaj, pra masa e llogaritur është nën kufirin bazë, e si rrjedhojë masa e PPVSH do të jetë 11 562 lekë në muaj.

Pra, ish-ushtaraku A.B në datën 8 Maj 2013 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 11 562 lekë / muaj.

Share This Article
14 Comments
  • gjithenje e me shume verehet denigrimi i figures se ushtarakut. nje perllogaritje e papranueshme, fyese dhe mjerane. atehere perse paguajne taksa me teper ushtaraket per pension, perse keta ushtarake sherbejne ne vendet me te veshtira. politika jone e mbrapshte prej vitesh I ka zhvatur forcat e armatosura si ne asete, personel, dhe trajtimin e tyre. shtrohet pyetja a jemi vertete ambasadore te paqes duke kontribuar mekot ne misione paqerujtese. deri kur do vazhdohet keshtu?! vertete e papranueshme.

  • Shkrime te tilla jane sa DEMAGOGJIKE aq edhe ofenduese per te gjithe ish ushtaraket!!!
    Shqetesimim yne nuk eshte llogaritja,por LEGJISLACIONI KRIMINAL DHE POSHTERUES,qe eshte bere me urdher te ARMIKUT ME TE ZI TE USHTARAKEVE,Sali Berishes!!1
    Boll me pensionet e parakoheshgme,se per ato,mbi 20 mije ish ushtarake po TORTUROHEN GJYKATAVe sepse shteti PERTON te rishikoje ligjet,VKM-te apo urdherat dhe udhezimet e dhena per te na trajtuar neve si KULAKET E DIKURSHEM!!!
    O QEVERI!!!
    ABROGO LEGJISLACIONIN BERISHIAN FASHIST dhe cdo gje shkon ne vendin e vet!!!
    Mbi 20 mije ushtarake kane dale ne reforme ne vitin 1993 dhe baze per pensionin tone eshte STTUSI I USHTARAKUT i vitit 1991!!
    Por doli qellimisht VKM nr.225 i vitit 1992 qe u na dhane nje PAGESE KALIMTARE,per 2 vjet,qe nuk bazohej ne asnje ligj!!!
    Prap pa asnje ligj na u nderpre kjo pagese dhe per 3 vjet,nuk na u dha ASNJE QINDARKE,megjithese VKM nr.225 na e jepte te drejten deri ne daljen ne pension pleqerie!!!
    Me vone doli Vendimi i Gjykates Kushtetuese ku na jepte te drejte,por qe Berisha nuk e zbatoi per asnje dite,bile nga 2009-ta na trajtojne si debitore deri sa doli Vendimi po i Gjykates Kushtetuese,qe hoddhi poshte veten dhe na la me gisht ne goje!!!
    Edhe sot llogaritja e pensionit te pleqerise nuk behet mbi bazen e PADES MESATARE REFERUESE MUJORE,sipas ligjit,por sipas nje VKM te 2004 te Fatos Nanos,qe eshte hartuiar per CIVILET!!!
    Une e kam PAGESEN MESATARE NETO MUJORE 123 mije leke te vjetra,ndersa me eshte bere( si gjithe te tjeret) llogaritja si civil me pagesen 41100 leke te vjetra!!!!!!!
    Pra pensioni yne i pleqerise na llogaritet 4 here me pak se sa na takon!!!
    KY ESHTE HALLI YNE,PRA I SHUMICES SE ISH USHTARAKEVE,O GAZETAR PA EMER e jo pensioni i parakohshem!!!

  • per pensionet suplementare te ushtarakve ne pension eshte e pa qarte per kete arsye; ata ficera qe kane perfituare pensipn suplementar kur u dha per here te pare ligji te jepte deri 50% ten pensinit te pleqersie nen fakt u dhe 50% e pensi0nit minimal pavaresisht se te taknte me shume ne baze te llgaritjes.dhe ritjet e bera jane bere mbi kete baze.keshtu qe ata qe dalin ne pension pleqerije tani dhe ata qe ane dale para vitit 1991 marin 50% TE PENSIONIT PERSONAL TE PLEQERISE PYETJA ESHTE PSE BEHEN DALLIME UR LIGJI THOTE QE BAZE PER PERFITIMET E PENSIONEVE JANE PAGA MESATERE NETO VJETORE DHE VJETERSIJA E SHERBIMIT.EJO A BERE QE SOT TE MARIN ME SHUME ATA QE ANE PATUR PAGEN ME TE VOGEL DHE VJETERSIN ME TE VOGEL.CESHTE EJO ONTRADITE

  • Per t’ja u hedhur ish ushtarakeve po perdorni formula qe mund te lene me goje hapur xhandarete e kohes se Zogut apo maloket e Saliut…!
    Ju qe keni pushtetin mund te beni gallate me tere popullin e jo me me nje perqindje te vogel te tij…por me qe ju kaloi kali mbi ure mire ja u bejni!Ky eshte vetem fillimi..

  • Tashti ta marrim vesh … ky artikull eshte thjeshte informues per te pare menyren qe sjell ligji aktual, me ane te atij Aktit Normativ denigrues, apo do te duhej te na jepte ndonje informacion per rregullimet qe do te duhet te bente qeverria ketij ligji ofendues jo vetem per ndertimin juridik, por edhe per metodiken e perdorimit te ketij ligji…. Se ku e kane gjetur keta nocionin e pages neto, vetem keta e dine… çdo person qe mer rrogen ketu ne shqiperi, si rroge quhet rroga brruto… te gjitha ndalesat qe behen, jane kontribute qe ben gjithesecili nga paga e vet, po per veten e tij… Sigurimet shoqerore apo shendetesore, jane kontribute qe edhe neper vende te tjera mbahen, ku me deshire e ku me pahir… ne varesi te sistemmit, or ama paga eshte page. Dhe keta adhamudhet e qeverise se Saliut, vetem nga urrrejtja patologjike qe kane ndaj ushtarakeve, shpiken lloj lloj tertipesh vetem e vetem qe tua ulin pensionin e parakohshem ushtarakeve. Dhe ky artikull ketu, i botuar ne kete gazete, kane vetem nje qellim….. te provokoje masen e ushtarakeve, dhe te testoje reagimin e tyre… Por Rama ka detyre qe perkunder premtimeve te bujshme qe ka bere, duhet te marre inisiative per rregullimin e kesaj padrejtesie kriminale…

  • Juve ushtarakëve pa qëllimin për t’ju fyer ju kujtoj se e kini lejuar vetë nëpërkëmbjen e dinjitetit. Nuk arritet dot asnjeherë të ngrini një shoqatë dinjitoze te mbrojtjes sé te drejtave tuaja. Pa pikën e vigjilencës kini qëne ndaj depertimit ne krye te shoqatave tuaja të njerëzve qe vetëm ju shisnin në shkëmbim të përfitimeve për vete. Unë jam ne një institucion shteteror ku jo pak here kam pare e ndjere se si ju shiste zydi kroja e medi pogaca. Hapni sytë o të mjerë. A e dini qe laura vorpsi eshte mbesa e pogacas(vajza e motres) dhe e shoqja e lulezim bashes kusherira e pare e ketij shifranti te ramiz alise?? A e dini qe zydi kroja u urdherua “boll i shite ti ushtaraket,lerja pogacas tani”?! O te mjeret ju. Krijimin e nje shoqate e kini lenë pasdore por bota keto organizata ligjore pyet o vigjilentët pa sy e pa veshe. Thirrini mendjes se po e ulni veten shumë me format idiote te paraqitjes së kërkesave. Vini ne krye të shoqatave elemente patriote te pakorruptuar ndryshe vazhdoni bjerini legenit. Une ju fyej jo me qellim te keq porse dua t’ju mbroj nga besueshmeria juaj naive. Shumë shumë naive dhe pa kuptim për njerëz me nivel si ushtaraket. Po vazhduat si deri tani sa krahu do ta hani dhe në vazhdim…! Do të më kujtoni …?

  • Dajak me vënd dhe me mënd ky që ju jep “patrioti”. Kini dhe kemi 24 vjet qé i biem legenit të udhehequr nga kryelegenat dhe nga mashtruesat ordinerë. Nuk e kuptuar kurrë forcën tuaj dhe ju kanë hequr për hunde si u ka dashur bytha. Kruhuni se kini zënë pleshta duke fjetur 24 vjet. Topuza.

  • Mehdi pogacja e ka braktisur shoqaten e ushtarakëve dhe eshte emeruar nenkryetar i komitetit te veteranëve te rustem peços. Tani do të tradhetojë dhe veteranët dhe partizanët.

  • Bravo e ju përshëndes patriot 1 ,ushtaraku aktiv,kazili,feniks. E vërteta jini ju. Poshtë tradhetaret e ushtarakëve. Kanë 24 vjet qe mashtrojnë dhe ne debilat i besojmë. Turp.

    • Me duket se po na dalin keq edhe keta qe na premtuan qe do te ndalonin menjehere pagesat qe shteti na nxorri borxh per efekt te ndryshimit te ligjit te atij krimineli.Edhe kta moren pushtetin dhe po bejne vec llafe. Mire se per te bere ligjin duhet pak kohe ,por te pakten tu jepte nje urdher sigurimeve qe te ndalojne pagesat a mund ta bente?. Asnje nuk i ben komod kur behet fjale per te paguar. Ndoshta eshte koha te zgjohen edhe keta miqte tane

  • Eshte nje turp per ajdutet politikane sepse vilat ,pallatet i kane kudo ne breg det dhe ne mal MOS I GEZOFSHIN O ZZZZZZZZZZZZ ————OOOOOOO————–TTTTTTTTT

  • SHOQATA E MJERANEVE ESHTE AJO QE VETQUHET SHOQATE USHTARAKESH
    ESHTE SHUME ME E FUQISHME SHOQATA E GEJ VE

    KUSH MENDOJNE QYQARET USHTARAK SE MUND TE KUJDESET PER TA

  • edhe kjo qeveri i mashtroi ushtaraket se ka nxjere vkm nr.77, date 28.01.2015 qe penalizon ushtaraket njejt si akti normativ i saliut

  • Edhe kjo qeveri i mashtroi ushtaraket, nxorri VKM nr.77, date 28.01.2015 qe i penalizon ushtaraket njesoj si akti normativ i saliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *