Formula magjike për të punuar të lumtur

anazapta

Për të rritur aftësinë e lidershipit por mbi të gjitha për t’u ulur i lumtur pas skrivanisë në punë është i nevojshëm aplikimi i teorisë së inteligjencës emotive. Rrugën e suksesit e tregon Chade-Meng Tan, ish-drejtues i burimeve njerëzore në “Google”

Të flasësh këto kohë për lumturinë duke iu referuar punës duket pak e guximshme, veçanërisht në Shqipëri. Por mund të provojmë të besojmë se “është e mundur të punosh mirë dhe në harmoni”, sidomos kur këtë e thotë dikush që ka drejtuar burimet njerëzore në “Google” dhe ka marrë medaljen e artë në klasifikimin e shumëkombësheve  “Great Place to Work 2013”. Quhet  Chade-Meng Tan dhe pasi ka punuar për shumë vite në “Google” së pari si inxhinier dhe më pas në sektorin e burimeve njerëzore, ka elaboruar dhe perfeksionuar një program që aplikon inteligjencën emotive për jetën në punë. Sipas tij meditimi ndihmon në zhvillimin e aftësive të lidershipit dhe të bashkëpunimeve të nevojshme  për të punuar në harmoni.

Siç shpjegon në librin e tij të fundit ai jep në mënyrë të thjeshtë e mbi të gjitha efikase shembuj praktikë. Ja pikat e rëndësishme të programit “Search inside Yourself” (Kërko brenda Vetes).

Për inteligjencën emotive kemi dëgjuar të flitet shumë vonë edhe pse ndoshta është një argument joshës, pyetja që lind natyrshëm është: për çfarë mund të shërbejë inteligjenca emotive në punë? “Ofron tre tipe aftësish: perfomancë profesionale të jashtëzakonshme, aftësi të ndjeshme drejtimi dhe aftësi për të krijuar kushtet e duhura për lumturi”, shkruan Tan.

Forca e optimizmit. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se kompetencat emotive kontribuojnë shumë më tepër sesa intelekti  dhe eksperienca për arritjen e përsosmërisë. Për shembull, një studim ka treguar se një agjent sigurimesh optimist në krahasim me një tjetër pesimist, shet vitin e parë rreth 8% më shumë polica sigurimi dhe në vitin e dytë rreth 31% më shumë.

Stërvit përqendrimin. Si i bëhet për të kultivuar inteligjencën emotive? “Duhet të nisemi që nga stërvitja e përqendrimit, sepse një vëmendje e përqendruar dhe qëndrueshme është baza e gjithçkaje”, shpjegon eksperti. Për ta bërë na mjafton meditimi i vetëdijshëm, thënë ndryshe ta mbajmë ndërgjegjen tonë të përqendruar mbi realitetin e momentit. Një shembull praktik i cili duhet provuar menjëherë? Duhet vetëm të uleni për 2 minuta pa bërë asgjë dhe ta përqendroni vemëndjen mbi frymëmarrjen”, sugjeron autori.

Skanimi i trupit. Emocionet përfaqësojnë edhe një eksperiencë fiziologjike, ja pse është e rëndësishme ta përqendrojmë vetëdijën mbi trup. Për ta bërë mjafton t’i drejtohemi teknikës  së “Body Scan” (Skanimi i trupit). “Duhet të përqendrojmë sistematikisht moment pas momenti, vëmendjen mbi pjesë të ndryshme të trupit, duke u nisur nga maja e kokës e duke zbritur poshtë deri në majën e gishtit të madh”, shpjegon Tan.

Ç’lidhje ka skanimi i emocioneve me punën? Këtë e shpjegon Jim, një menaxher i cili ka marrë pjesë në kursin “Search inside Yourself”. “Kam kuptuar se i mbysja emocionet brenda trupit. Kjo më shkaktonte dhimbje fizike të cilat më detyronin të mungoja shpesh në punë. Këto ushtrime, më kanë ndihmuar që të vij më rregullisht në punë”.

Bëhuni elastikë. Për të duruar dhe kaluar me grintë  edhe ditët më negative në punë, është e nevojshme të zhvillojmë elasticitetin , term i transportuar nga fizika, i cili përfaqëson aftësinë materiale  për t’i bërë ballë presioneve pa u thyer. Në jetën e përditshme, tregon aftësinë për ta rimarrë veten shpejt nga fatkeqësitë. Prandaj, kur gabojmë në diçka  të mos e masakrojmë veten me kritika aq sa të ndihemi personi më i pavlerë i palnetit. Është shumë më e dobishme të bëjmë atë që duhet  duke marrë përsipër përgjegjësitë tona dhe duke dhënë maksimumin për t’u korrigjuar./ D.Gjuzi 


Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *