Formularët që duhet të plotësojnë spiunët e Tatimeve

Saimir Lleshi

Tashmë është kthyer në ligj ideja për të spiunuar biznesin që nuk paguan tatimet.

Kjo do të arrihet nëpërmjet informatorëve të jashtëm të Tatimeve, të cilët duhet të plotësojnë dy formularë.

Në të parin do të hidhen të dhënat personale dhe numrin e llogarisë, kurse në formularin e dytë do të shënohen shkeljes që do të denoncohen.

Puna e tij do të jetë këqyrja e bizneseve që nuk japin faturë apo nuk kanë të siguruar punonjësit. Spiunët do të denoncojnë edhe shkeljet e tatimorëve në terren.

Formulari i dytë specifikon shkeljet që denoncon një informator. Ky formular, sipas Ministrisë të Financave, synon mbledhjen e informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për të denoncuar evazionin nga biznesi dhe korrupsionin e tatimorëve. /Dita/

 

formulari1

Share This Article
1 Comment
  • Po kush guxon sot te denancoj,
    ku jeta është si plaçke kontoniresh?
    Te luftohet informaliteti me informalitet!
    Mbi 70% e bizneseve nuk japin kuponin qe demek po demostrohet si çeshtje e dites.
    Mos valle qytetaret do vihen perballe huliganise?!
    Per mendimin tim kjo nuk është as zgjidhje as alternative frytdhenese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *