Formulari i LSI-së: Sill 40 vota që të mbash vendin e punës

anazapta

Fushata që paraprin zgjedhjet e qershorit duket se do të jetë e egër dhe me forma nga më të ndryshmet për të vjelë vota. Deputeti socialist i Beratit, Erion Braçe, publikon sot një formular të LSI-së nëpërmjet të cilit, punonjësve të administratës u kërkohet sigurimi i 40 votave, në këmbim të mbajtjes së vendit të punës.

Formulari është konfidencial dhe mban sipër emrin e deputetit të LSI-së, Nasip Naço.

“Kjo që shihni është një letër që i jepet çdo të punësuari në drejtoritë e shërbimeve publike që menaxhon LSI, në bazë të marrëveshjes për ndarjen e pushtetit me përqindje me Sali Berishn.

Çdo të punësuari, për të mbajtur vendin e punës në këto shërbime që paguhen me taksat tona, i jepet ky formular, ku ai duhet të plotesojë deri në detaje me 40 emra-familjarë, të afërm, rreth farefisnor, miq të ngushtë, që votojnë LSI në 23 qershor”, thotë Braçe.

formulari

 

Share This Article
2 Comments
  • Pas zgjedhjeve te qershorit ketij legeni dhe shokeve te shoqeve te tij si puna e Sashenkes iu duhet ndaluar te punojne si juriste, per mos thene qe e meritojne te kryejne vityet e burgut qe nuk ua dhane krimineleve. Vetem atehere nuk do te guxoje njeri te tallet me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *