A ishte i tepruar dhe absurd ky lloj fortifikimi në vitet e socializmit? Shifra dhe të dhëna krahasuar në dy kohë të ndryshme. Si u përdor ai fortifikim gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Konkluzionin e atij fortifikimi e ka bërë Mehmet Shehu në seminarin e mbajtur më 22 mars 1977, ku theksoi se “fortifikimi ynë i heq armikut faktorin hapësirë, – ky është plusi i parë për ne; i heq armikut faktorin kohë – ky është plusi i dytë për ne; me anën e fortifikimit tonë gjakosim rëndë armikun – ky është plusi i tretë për ne”.
Nga Kolonel Dilaver Goxhaj
(Vijon nga numri i kaluar)
A ka pasur dhe a kanë luajtur rol mbrojtës fortifikimet e mëdha?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje po i referohemi fortifikimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.
- Në kufirin sovjeto-finlandez në Istmën e Karelisë ishte ndërtuar vija e fortifikuar Manerhejm, e cila kishte një shtrirje frontale prej 40 km dhe thellësi 30 km. Në të ishin ndërtuar 22 nyje rezistence me nga 4-5 pikëmbështetje, ku secila pikëmbështetje kishte 5 QZP me shumë frëngji. Gjithsej ishin ndërtuar 550 QZP dhe 178 QZ gjysmëpermanente. Dendësia mesatare e qendrave të zjarrit ishte 0,5 QZ për çdo km2. Gjatë luftës midis BS dhe Finlandës (30 nëntor 1939 – 12 mars 1940) për shpërthimin e kësaj vije sovjetikët përqendruan të pajisura me tanke e teknikë tjetër të rëndë luftarake në sasi shumë të madhe. Në atë vijë u luftua 101 ditë dhe me gjithë epërsinë e madhe e të pakrahasueshme në forca e mjete, sovjetikët nuk mundën ta shpërthenin dot këtë vijë për 101 ditë. Vetëm pas 101 ditësh, kur u futën në përdorm edhe faktorë të tjerë, sovjetikët mundën më 12 mars të krijonin një të çarë në këtë vijë. Për shpërthimin e vijës Manerhejm sovjetikët pësuan humbje shumë të mëdha në forca e në mjete luftarake.
- Vija Mazhino e ndërtuar nga Franca në kufirin me gjermaninë shtrihej në një front rreth 700 km dhe në thellësi 2 km. Në drejtime të veçanta thellësia arrinte 20-30 km. Në vijën Mazhino ishin ndertuar 5.800 qendra zjarri të mëdha e të vogla për mitraloza e topa, duke krijuar një dëndësi mesatare prej 1,45 QZ për km2. Vetë ekzistenca e kësaj vije si dhe pasiguria e komandës gjermane për shpërthimin e saj e detyruan atë që në betejën e Francës, goditjen kryesore ta jepnin në veri të vijës Mazhino, ndërsa përballë saj vendosën grup-armatën “C”. Të gjitha përpjekjet gjermane për të shpërthyer vijën Mazhino nuk patën asnjë rezultat. Vetëm në 14 qershor 1940, kur gjermanët kishin hyrë në Paris dhe i kishin dalë në shpinë vijës Mazhino, armata e parë gjermane ndërmori shpërthimin e vijës Mazhino në sektorin e fortifikuar të Sarës ku ndodheshin 320 QZ, e që ishte sektori më pak i pajisur nga pikëpamja fortifikuese, i cili mbrohej nga dy regjimente të këmbsorisë së fortesave dhe një regjiment mitralier i këmbsorisë koloniale. Raporti i forcave ishte 9:1 në favor të gjermanëve, që do të thotë se kundër çdo batalioni të fortesave mësynte një divizion këmbsorie gjermane.
- Vija Zigfrid, ose siç e quajnë ndryshe “muri i perëndimit”, i ndërtuar nga gjermanët gjatë viteve 1936-1939, në kufirin e tyre perëndimor. Vija Zigfrid kishte një shtrirje frontale prej 500 km dhe një thellësi mesatare 35-75 km. Ajo përbëhej nga dy pozicione me thellësi 5-7 km secili. Si pozicion të tretë kishte të ashtuquajturën vijë Gidenburg. Pozicionet ishin përgatitur me QZP, me punime fushore dhe objekte të tjera të fortifikuara. Në vijën Zigfrid ishin ndërtuar gjithsej 15.500 QZ, që krijonin një dendësi mesatare prej 0,6 QZ për km2.
Ndonse i mbrojtur me forca të pakta, të papërgatitura mirë dhe pa përvojë luftarake, vija Zigfrid përballoi goditjet e ushtrisë anglo-amerikane që kishin epërsi shumë herë më të mëdha në forca e mjete. Disa herë tentuan anglo-amerikanët në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 ta shpërthenin atë vijë, por nuk ia arritën qëllimit. Rezistenca në vijën Zigfrid u ndërpre vetëm atëherë kur Komanda e Lartë Gjrmane urdhëroi tërheqjen e trupave nga kjo vijë.
- Vija izralite e fortifikimit “Bar Lev” ishte një zinxhir fortifikimesh të ndërtuara nga Izraeli përgjatë bregut lindor të Kanalit të Suezit në vitin 1967, pas “Luftës gjashtë ditore” me Egjyptin. Vija përfshinte një mur masiv rëre prej 150 km i gjatë, i thellë 7-8 km. Ajo ishte një mur rëre me lartësi nga 20–25 metra me pjerësi prej 45–65 gradë dhe mbështetej nga një mur betoni; kishte 22 kalata, të cilat përfshinin 35 pika të forta. Bunkerët dhe strehimoret siguruan mbrojtje kundër çdo bombe deri 500 kg. I gjithë muri kushtoi 238 milion $.
Po të bëjmë krahasimin midis sistemit tonë të fortifikimit me sistemet e fortifikimit që përmendëm më lartë del se sistemi ynë i fortifikimit nuk ka asnjë ngjashmëri taktiko-operative dhe tekniko-shkencore me të gjitha llojet e fortifikimit të mësipërm. Le të krahasojmë dëndësinë e QZ në një km2 që e jona është 80-100 herë më e madhe sesa ajo e vijës Manerhejn e Zigfrid, dhe 35 herë më e madhe sesa ajo e vijës Mazhino.
Sistemi ynë i fortifikimit u bë i vazhdueshëm, i pandërprerë dhe mbulonte gjithë kufirin tokësor dhe detar të vendit; ndërsa në vijat Manerhejn, Mazhino e Zigfrid mbuloheshin vetëm pjesë të shkëputura të kufirit shtetëror, prandaj dhe janë anashkaluar nga drejtimet e pafortifikuara. Sistemi ynë i fortifikimit kapte gjithë thellësinë e territorit të vendit, ndërsa vijat Mazhino, Manerhejn, Zgfrid e Bar-Lev ajo lëkundej nga 2-50 km.
Në brezin e parë të mbrojtjes sonë, fortifikimi permanent i pozicionit të zjarrit i skuadrës së këmbsorisë u bë në formë “garnizoni”, duke vendosur 3-5-7 QZP, në varësi të terrenit dhe rëndësisë së drejtimit për mbrojtje. Rajoni i mbrojtjes së togës përbëhej nga dy transhe (9-15-21 QZP); i kompanisë nga 3-4 transhe (27-45-63 QZP), ndërsa rajoni i mbrojtjes së batalioneve përbëhej nga rajonet e mbrojtjes së kompanive (81-135-189 QZP, nëse i qëndrojmë besnik sistemit “tresh”), si dhe pozicionet e zjarrit të armëve të rënda të artilerisë, vendkomandave, vendmjekimi, vendfurnizimi etj, ishin lidhur me sistem të zhvilluar transhesh e hendeklidhje (gjithsej 6-8 transhe), duke siguruar mbrojtje rrethore. Në një brez mbrojje BrK me 5 batalione do të kishte afërsishtë 800 QZ. Krijohej kështu një kamp i fortifikuar me ndihmën e një sërë QZ që mbronin me zjarr anësor e në shpinë njëra-tjetrën.
Në vendosjen e QZ ishte pasur parasysh kryqëzimi i zjarrit të mitralozëve, automatikëve, pushkëve dhe armëve të tjera të vendosura në rajonin e mbrojtjes, ku mbi çdo pikë të terrenit sigurohej më shumë se shtatë palosje zjarri, ndërsa në terrene të fortifikuara malore më shmë se katër, duke mbrojtur QZ njëra-tjetrën. Vendosja e QZ u jepte mundësi trupave ta sulmonin armikun nëpër intervalet, porsa zjarri i bërë nga QZ të kishte dobësuar presionin e sulmit të armikut.
Në brezin e dytë të mbrojtjes brigadat qëndronin të përqëndrura, ku, veç elementëve të fortifikuar, (njësoj si brigadat e skalionit të pare), fortifikoheshin pozicionet e zjarrit për grupimin e artilerisë tokësore, vendkomanda, objektet për depot e rapavijës, spitali i divizionit, spitali veteriner etj. Fortifikohej edhe rajoni i pritshëm i desantit ajror, rajonet e mbrojtjes të forcave vullnetare, qendrat e rëndësishme të banuara, objektet industriale, aerodromet, portet, urat etj.
Thellësia strategjike e mbrojtjes, që quhej edhe brezi i tretë i mbrojtjes, përbëhej nga fortifikimi i rajoneve të përqendrimit të njësive RKP dhe gjithë industria prodhuese ushtarako-industriale e ajo ushqimore, për luftë dhe për popullsinë e fshatrave e qyteteve, e sistemuar në tunele të betonuar. Si rrjedhojë, e gjithë hapësira e vendit mbulohej nga vendstrehimet masive të popullsisë, objektet social-ekonomike, organet administrative të pushtetit qendror e vendor, tunelizimi i industrisë, masat për mbrojtjen nga armët kimike etj. Dendësia më e madhe e fortifikimit ndodhej në brezin e parë të mbrojtjes.
Konkluzionin e atij fortifikimi e ka bërë Mehmet Shehu në seminarin e mbajtur më 22 mars 1977 me kuadrot kryesore të ushtrisë në Durrës, theksoi se “fortifikimi ynë i heq armikut faktorin hapësirë, – ky është plusi i parë për ne; i heq armikut faktorin kohë – ky është plusi i dytë për ne; me anën e fortifikimit tonë gjakosim rëndë armikun – ky është plusi i tretë për ne”.
Në javën e parë të muajit Tetor 1992 në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm erdhi një grup prej pesë oficerë (pedagogë) amerikanë për t’u njohur me programet e akademisë tonë ushtarake si dhe për të na sjellë përvojën e tyre pedagogjike. Ditën e parë i prezantuam me programet e secilës armë e shërbimi, ndërsa ditën e dytë i njohëm me kabinetet mësimore. Kur mbaroi prezantimi në kabinetin e Xhenios, në të cilin pasqyrohej me imitacion gjithë dinamika e zhvillimit të operacionit për përballimin dhe asgjësimin e desantimit ajror e atë detar në rajonin Gjiri i Durrësit – Gjiri Lalëzit, që përfundonte me dhënien e kundërmësymjes nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe rivendosjen e situatës në buzën e ujit, kryetari atij grupi pedagogësh amerikanë na tha: “Me këtë organizim e përgatitje që keni ju, me këtë fortifikim, me këtë mobilizim të të gjithë popullit në luftë, ka gjasa që dhe NATO do ta kishte të vështirë t’u pushtonte.”
A ishte i tepruar dhe absurd ky lloj fortifikimi?
Hollandezi David Galjard si dhe gjithë politikanët tanë të këtyre tre dekadave pluraliste, mes tyre edhe ushtarakë, kanë theksuar e theksojnë se fortifikimi ynë ishte “i tepruar” dhe “absurd”. Por kjo nuk është aspak e vërtetë, për të vetmen arsye se punimet për hapjen e tuneleve dhe groposjen e QZ janë bërë nga forcat e shërbimit të detyrueshëm të ushtrisë. Fortifikimi i bërë, është e do të jetë investim i domosdoshëm për të gjitha kohërat.
Arti ynë Ushtarak i Luftës Popullore me këtë sistem fortifikimi parashikonte se nga çdo anë e drejtim që të vinte armiku, si nga ajri, nga toka ose nga deti, do të ndodhej gjithmonë përballë morisë së madhe të objekteve tona të fortifikuara, të cilat edhe në qoftë se do t’i shpërthente në një drejtim ose rajon, shpërthim të cilin do ta paguante me humbje shumë të mëdha, ai menjëherë pas këtyre rajoneve, në mënyrë të pandërprerë, në të gjithë thellësinë e territorit, do të ndeshej me rajone dhe breza të tjerë të fortifikuar më të njëjtën ekuivalencë qëndrueshmërie, gjë që do t’i duhej ta niste sulmin nga e para. Ky është rezultati i atij investimi “të kotë” e “të tepërt”.
Fortifikimi i vendit nuk ka qenë projektuar dhe ndërtuar sipas koniunkturave politike dhe marrëdhënieve me fqinjët, por sipas Planit Operativo-Strategjik të Mbrojtjes së vendit dhe detyrave luftarake të njësive përkatëse, në bazë të kapacitetit operativ të terrenit, që lejonte mundësinë e përdorimit të forcave armike, si nga toka, deti e ajri, në këmbësori e teknikë luftarake, pa marrë parasysh se cili do të ishte armiku.
Në ato vite dhe për atë sistem organizimi të pushtetit, fqinjët konsideroheshin kundërshtarë të sistemit politik, armiq të pushtetit tonë dhe me pretendime të theksuara territoriale.
Merita e ideuesve të kësaj shkolle të fortifikimit shqiptar është se kjo shkollë e ktheu artin e fortifikimit në rregulla matematikore të përpikta, duke bërë kombinimin proporcional-simetrik të vijave të vendosjes së QZ, duke ia përshtatur teorinë shkencore kushteve të ndryshme të drejtimeve të caktuara për t’u fortifikuar, si dhe teknologjisë së armikut të mundshëm.
Kuadrot e larta ushtarake shqiptare, me në krye strategun e shquar ushtarak Mehmet Shehun, që e projektuan atë fortifikim dhe që u realizua në 20 vite, përveçse ishin komandantë me përvojë luftarake, ishin edhe shkencëtarë shoqërorë, por edhe mendimtarë, diplomatë, politikanë, të cilët luftën e kishin profesion, duke u nisur nga fakti që ushtria e asaj kohe shprehte interesat e shoqërisë që e kishte ngritur. Qëllimi i projektuesve të atij sistem fortifikimi ishte organizimi dhe sistemimi i dukurive kaotike të luftës, në një sistem të efektshëm, duke pasur besim se populli, kur të mobilizohej për luftë, do ta përdorte me shumë efikasitet.
Mallkuesit shqiptarë të fortifikimit shqiptar ngelën duke përsëritur, se ai fortifikim kishte një kosto shumë të shtrenjtë për kushtet e asaj kohe.
Ata, nëse nuk e kanë nga padija, atëherë e kanë për paranë e shpërblimit që marrin me këtë propagandë qëllim keqe. Ekonomistët modernë thonë se: të gjithë pasurohen kur asnjëri nuk kërkon përparësi. Strategët ushtarakë modernë thonë: Në një luftë, e cila drejtohet nga kabinete të aftë, nuk ka vend për zbutje, përligjja e saj është fitorja, pavarësisht me ç’metoda është arritur, qoftë edhe ato ekstreme. Bazuar në këtë aksiomë, fortifikimi ynë u organizua e u zbatua me qëllimin e vetëm: që lufta, nëse na imponohej, të mbaronte për një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak gjak, ngaqë e bënte mësymjen e çdo ushtrie armike shumë më të vështirë. Prandaj theksova më lart, se Shqipëria e fitoi luftën, paqen, pa bërë luftë, pa derdhur gjak.
Vetitë mbrojtëse të atij fortifikimi u zhvilluan gjer në atë pikë, sa rajoni i mbrojtjes së një batalioni mund të përballonte deri edhe 27 goditje me predha bërthamore artilerie, krahasuar me efektin e bombave atomike që u hodhën në Hiroshima e Nagasaki, në vitin 1945. A e justifikon kjo mbrojtje atë investim?
Sikundër e theksova pak më lart, fortifikimi intensiv i vendit në Shqipëri filloi kur ajo doli “de fakto” nga Traktati Ushtarak i Varshavës. Që në fillim duhet theksuar se fortifikimi i vendit nga udhëheqja shtetërore e Shqipërisë u përcaktua të ishte fortifikim mbrojtës, i cili të mundësonte ta bënte të gjithë territorin e vendit të aftë për mbrojtje të përhershme dhe jo vetëm për një kohë të shkurtër, dhe vende-vende edhe në fortifikim mësymës, i cili të përmbante edhe rregullat e luftimit në rrethim dhe të rrethimit të armikut. Prandaj ai u nda në tri forma: në fortifikim të përhershëm, me Qendra Zjarri (QZ) e Qendra të Përhershme Zjarri (QPZ); në art të kryerjes së rrethimit si dhe në fortifikim fushor, që ndryshe quhet fortifikim i përkohshëm, për shkak të rëndësisë së përkohshme që ato mund të marrin në kushtet e veçanta të një luftimi. Si rrjedhojë, fortifikimi i vendit në Shqipëri u realizua në mënyrë të pashkëputur e ngushtësisht i ndërthurur midis tre llojeve, duke krijuar rajone të fortifikuara, tepër të fortifikuara dhe fortifikim të përkohshëm.
Edhe pse fortifikimi ynë u bë tepër i studiuar e me karakter të përhershëm, një investim i përjetshëm që nuk i humbet vlerat e tij në shekuj, përsëri, pas prishjes së sistemit shoqëror socialist, si nga shtypi i huaj edhe nga ai shqiptar, brenda e jashtë Shqipërisë, është spekuluar dhe vijon të spekulohet sot e gjithë ditën, duke arritur deri aty sa të thuhet, se “u ndërtua një bunker për katër banorë”, “24 bunkerë për çdo kilometër katror”, “sot banorët nuk kanë ndonjë interes, përveçse shkatërrues”, si dhe e quajnë budallallëk që “çdo 22-vjeçar shqiptar ishte i trajnuar për të luftuar” për mbrojtjen e vendit!
Bazuar në përvojën e fortifikimit të ushtrive të huaja, sulmi kundër një mbrojtjeje të fortifikuar kërkon më shumë forca e mjete. Për shembull, rregullorja amerikane e luftimit “FM-105”, kundër një mbrojtjeje të fortifikuar mirë, në drejtimin kryesor të goditjes, për mësymje parashikonte një raport shumë më të thellë forcash, minimalisht 6-8:1. Kjo normë ishte tipike për rajone të fortifikuara me 10-15 QZ për km/front a km2, për gjithë thellësinë e mësymjes.
Kurse tek mbrojtja jonë kishte minimalisht 15 deri 35 QZP për km/front, në varësi nga terreni, që do të thotë se raporti i forcave për mësymje i kundërshtarit do të ishte jo 8:1, por 3 deri 4 herë më shumë, pra 24-32:1. Ndaj mbrojtja jonë me të tillë dendësi kaq të lartë fortifikimi, e ndërtuar sipas kapacitetit të terrenit, mund të përballonte forca më të shumta, duke e bërë vendin të papushtueshëm. “Fortifikimi, -thekson teoricieni dhe historiani ushtarak anglez Xhon Kigan-, u ka shërbyer për mirë popujve sa herë që është bërë e mbajtur në rregull, pasi ka përballuar modernizimin dhe çdo teknologji ushtarake si dhe ka perfeksionuar aftësinë udhëheqëse, e cila i ktheh komandantët në udhëheqës.” (“A History of Warfare”, London, 1993).
Ndoshta në praktikë, më mirë se kushdo tjetër vlerat mbrojtëse të fortifikimit shqiptar i kuptuan ushtarakët dhe popullsia e rretheve Kukës e Tropojë kur u luftua në brezin kufitar midis malit Shkëlzen e malit të Pashtrikut gjatë periudhës së luftës në Kosovë, 1998-1999, fortifikim i cili u shfrytëzua masivisht prej tyre.
Baballaret tan kujt i lantrazhgimni fortifikimi ushtija duhen mos harroni 97ten armiqet ishin gati ta pushtonin vendin mos te shkoim me mendime se na mbron amerika po shikojm luften qe po behet sot.
I lutem redaksise dhe autorit te shikoje efektet e bombes atomike dhe te beje nje konkluzion.
https://m.youtube.com/watch?v=oTo4I0TdtLI
Perdorimi i bombes atomike perkon me fillimin e nje apokalipsi apo dimri te gjate nuklear.
Kolonel Goxhaj, nuk ka diskutim qe fortifikimi ne Shqiperi eshte bere me plan, dhe “ideatori” ishte palo-strategu M. Shehu, per te cilin lexohen ndjesi admirimi nga ana juaj, ndersa nder zbatuesit kryesore ka qene edhe A. Moisiu.
Kostoja e fortifikimit ka qene jash-zakonisht e larte dhe e paperballueshme per Shqiperine e asaj kohe. Llogaritni iu lutem, betonin e hekurin e shpenzuar, parqet automobolistike te asaj kohe angazhuar me fortifikimin, deri edhe kooperativat bujqesore.
Duke mare ne konsiderate qe forcat e armatosura, sidomos ushtria bazohej ne rezerviste, niveli i stervitjes (pergatitje luftarake ra ne menyre drastike.
Fortifikimi ishte kryesisht per armet e kembesorise, deri tek artileria. Pajisja luftarake dhe armatimi i asaj kohe ishin vjeteruar, dhe fortifikimi nuk shtonte larghedhjen apo sasine e predhave/plumbave per meter/kilometer linear.
Duke mos u zgjatur ne argumenta te tjera, fortitikimi i atij lloji e bente teper te lexueshem e transparent planin operativo-strategjik te mbrojtjes, deri ne nen/reparte.
Me respekt per ndihmesen qe keni dhene ne UÇK.
i nderuar SHIGJETAR, e shoh qe edhe ju e keni lexuar shkrimin si dhe une qe po komentoj, por me ben pershtypje qe, edhe pse lini te kuptojme se nuk jeni ushtarak, por hiqesh si shume kompetent, duke u treguar se e ke dit shume mire gjithcka, me mire se autori qeka qene kuader i larte i ushtrise. Prandaj, me lejoni t’iu kujtoj nje thenie, autori i saj nuk me kujtohet tash, por e kam fiksuar ne kujtese, ngaqe me eshte dukur shume e drejte: Te besh profesionistin e nje profesioni qe nuk e ke dhe nuk e njeh, eshte injoranca me e madhe. Besoj se do te jini dakort edhe ju.
Bunkeret vend e pa vend ishte gjysma e byrekut. Gjysma tjeter ishte se Shqiperine e fortifikuar duhej ta kishin sulmuar qe te ndjehej e plote shija e byrekut.
Një kundërkoment për kundërkomentin. Shigjetari megjithëse nuk është ushtarak?! ( këtë nuk e di)ka të drejtë, shpenzimet ishin marramendëse për Shqipërinë. Këtë ta them unë ushtaraku. Mirë thotë edhe një nga komentuesit ; respekte zotit Goxhaj për pjesëmarrjen dhe organizimin e luftës në Kosovë.
Fortifikimi i mbrojtjes se vendit mbetet arritja me e larte e shkences ushtarake shqiptare dhe ne kete fushe eshte dhe do mbetet i pa arritshem nga asnje vend i botes!
Ka qene dhe eshte idiotizem dhe armiqesi ndaj vendit tone fakti qe politika shqiptare volli vrer kunder ketij fortifikimi sikur ishte pasoje e PARANOJES se Enver Hoxhes,duke e vulosur injorancen per kete fushe me talljen qe i ben kryeministri Rama,ky alifmatrak ne cdo fushe, me cilesimin e vend komandes se Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise ne Dajt si Bunkart,si vend strehim i udheheqjes se shtetit!
Ne se Edi Rama nuk do kishte ne mendje urrejtjen ndaj cdo pasurie kombetare,mbi te gjitha fuhet te konsideronte FORTIFIKIMIN E MBROJTJES jo vetem si pasurine kombetare me te madhe se cdo gje tjeter,por edhe duhet ta kishte shfrytezuar kete fortifikim si atraksionin turistik me te fuqishem ne vend qe do kishte perfitime kolosale per financat e shtetit!
Eshte injorance e madhe qe te mos vleresohet fortifikimi si atraksioni turistik me i vecante dhe i pa shembullt ne bote per te terhequr miliona turiste nga e gjithe bota,per me qe nuk kerkon fare shpenzime!
Kurioziteti i madh dhe i vetem i botes sot per Shqiperine pas komuniste nuk jane as deti,as malet e as ushqimet!
Te tilla bota la plot bile shume me fantastike!
Bota eshte kurioze te dije dhe te shohe nga afer se si mundi Shqiperia te mbroje vendin e vetme nga ndonje agresion i mundshem i superfuqive boterore!
Dhe ky kuriozitet i pa precedent ne bote eshte FORTIFIKIMI I MBROJTJES,qe me siguri ne te ardhen do te vleresohet si PASURI BOTERORE QE DO RUHET NGA UNESCO mbase me i vleresuar se sa piramidat e Egjyptit!
Eshte problem tjeter te gjykohet per pasojat ekonomike qe solli ai investim gjigand !
Ne se qeveria e sotme do arrije t’i therrase mendjes dhe te degjoje sugjerimet e mija dhe shume ushtarakeve te tjere,duhet te reagoje urgjentisht dhe te heqe dore nga paranoja e derisotme ndaj fortifikimit!
Nje fortifikim si i yni nuk ka asnje vend i botes,bile as Kina,qe e kam pare vite me pare ne vend nga veriu ne juge,pervec fortifikimit te artilerise bregdetare,kunderajtore,rsketave,depove te rezervave shteterore etj!
Por e vecanta kryesore e fortifikimit tone eshte se ai siguronte mbrojtjen e te gjithe Forcave te Armatosura te vendosura ne mbrojtje ne disa variante!
Ne rastin e agresionit ne Ukraine,per te gjitha vendet ne kufi me Rusine gjykoj se do te ishte me shume vlere te njihnin dhe zbatonin pervojen e ndertimit te fortifikimit shqiptar gje qe do t’,i jepte akoma me shume vlera Shqiperise edhe ne kete fushe!
Ne 30 vjetet e fundit kane ndodhur ndryshime shume te medha o Dilooo !! Te mbahesh vetem te fortifikimi dmth qe ke mbaruar! Zbulimin taktik, operativ dhe strategjk sot e ke te ngritur ne nje shkalle tjeter!!
Nuk e ben me as zbulimi i brigades as ai divizionit ose zbulusi “sekretar” ambasade!! Syrit nga qielli nuk i shpeton dot me askush dhe pregatitja per sulm (per krijimin e epersis) ne kohen integrimit ekonomik nuk mbahet dot e fshehte kurre ,jepet menjeher alarmi!!
“Djemte” tane (te paktit e mbetur nga para 90) i dine mire punet e tyre. 97-2000 ishte koha qe diktoi perfundimisht rrugen nga ana ushtarake per Shqiperine! Ekonomikisht te lene te lozesh pak duke i bere thirrje pak ndjenjes kombetare te vete vendasve (e katranosin gjithnje e me shume) por ushtarakisht….ka mbaruar puna!
Shiko pak ndryshimin, Ukrainen e paralajmeruan e armatosen kurse per Kosoven u TUNDEN THEMELET . Nje shqiptari i shkoi pak ne mendje te bente ca kakerdhi vjet, prap u drodhen muret ne Tirane!
I tregoni ketyre strategëve debila, te bunkerëve, se sot Droni te gjen edhe ne vrime te miut dhe te ben glasen ne goje….