Fshati i famshëm kultivues i drogës prej më shumë se dy dekadash, është rikthyer sërish në epiqendër kohët e fundit me diskutimin për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë fenomen që po kthehet në gangrenë për shoqërinë shqiptare. Çështja shtrohet: Cila do të jetë qasja e shtetit ndaj Lazaratit? Me ushtri e polici, apo me dialog për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e problemit? Zëvendësministri i Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj e përjashton thuajse kategorikisht qasjen me polici dhe ushtri. Kurse sipas ish-shefit të Shërbimit Informativ, Fatos Klosit, më e mira “do të ishte që të punohej për t’i bindur djemtë e Lazaratit se Qeveria e ka seriozisht në kërkesat e saj për ndërprerjen e veprimtarisë së eksportit të kanabisit nga Lazarati”. Ndërsa psikologu i njohur, Edmond Dragoti e sheh më kompleks fenomenin e Lazaratit. Sipas tij “Lazarati duhet çmitizuar.
* * *
Edmond Dragoti: Shteti duhet të ofrohet, por jo të imponohet
Cila është sipas jush zgjidhja më e mirë nga ana e qeverisë për Lazaratin: me ushtri dhe polici, apo me anë të kompromisit me banorët?

Lazarati mё tepёr ёshtё shndrruar nё njё simbol tё mosbindjes ndaj shtetit sesa nё njё mjedis tё kultivimit tё drogёs. Prandaj, nё kёtё rast, nuk kemi tё bёjmё me nevojёn pёr tё ndaluar mbjelljen dhe kultivimin e njё bime tё ndaluar, por me modelin social tё shkeljes sё ligjit, me injorimin kolektiv tё njё grupi social ndaj rregullit dhe normave shoqёrore. Lazarati ёshtё sot frymёzimi i ndёrtimeve popullore pa leje, i arrogancёs dhe moralit abuziv tё qeverive dhe administratёs shtetёrore tё çdo kohe, i korrupsionit dhe deformimit amoral tё tё gjitha institucioneve tё drejtёsisё sociale, i degjenerimit tё njё shoqёrie pa rregulla dhe pa norma. Nё kёtё kuptim, ai ёshtё njё problem jo vetёm i shtetit, por edhe i shoqёrisё sonё. Nuk ka asnjё moral shoqёror qё mund tё pranojё argumentin se papunёsia na shtyn tё thyejmё rregullin dhe ligjin, dhe na detyron tё pasurohemi duke e shpёrblyer me drogё, pra me helm dhe vdekje shoqёrinё njerёzore. Kjo do tё thotё, se shteti dhe shoqёria i ka tё gjitha tё drejtat tё ndalojnё dhe pengojnё modelin negativ qё ofron njё grup i caktuar social. Por realiteti ёshtё kokfortё. Tashmё ky grup ёshtё shoqёror, ёshtё pjesё e shoqёrisё sonё, ёshtё vetёlegalizuar, ёshtё bёrё simbol i mosbindjes kolektive, por jo qytetare, ёshtё ndёrkombёtarizuar, dhe pёrdoret politikisht nga politikanё e pushtetarё tё caktuar, kryesisht tё opozitёs.
Si duhet sjellё ndaj Lazaratit nё kёto kushte? Nё radhё tё parё, ai duhet çmitizuar. Domethёnё nuk duhet konsideruar si diçka e veçantё, jashtё shoqёrisё sonё, i pamundur pёr t’u arritur dhe pёr t’u kontrolluar. Ai ёshtё po aq njerёzor dhe po aq shqiptar si zonat dhe fshatrat e tjerё tё vendit tonё, ёshtё i zakonshёm.
Sё dyti, duhet realizuar akulturimi i banorёve, qё nёnkupton pёrshtatjen me njё sjellje tё ndryshme ndaj kushteve tё sotme tё jetesёs. Pra duhet kontaktuar dhe punuar me banorёt pёr problemet dhe hallet e zakonshme tё jetёs sё tyre dhe jo pёr problemin e drogёs, qё ёshtё objekt mitik i kohёs. Po ashtu, duhet folur me tё gjithё banorёt e zakonshёm tё fshatit dhe jo vetёm me kultivuesit e drogёs. Puna me njerёzit nёnkupton jo vetёm bashkёbisedimin, por edhe aktivitetet e pёrbashkёta me interesa tё pёrbashkёta.
Sё treti, shteti duhet tё ofrohet, por jo tё imponohet, me kontrollin e situatёs nёpёrmjet shёrbimeve sociale, urbane etj, duke zotёruar gradualisht jetёn sociale dhe territorin e krejt zonёs. Natyrisht, qё media, nё çdo kohё duhet tё ketё qёndrim unik dhe konsensual ndaj kёtij problemi.
Meqë tani nuk është vetëm Lazarati që e kultivon drogën, a mos do të ishte më e arsyeshme që ajo të legalizohej, sikurse duket trendi në Amerikë dhe Europë?
Mendoj se nё kushtet aktuale pёr Shqipёrinё, legalizimi i drogёs nuk ёshtё zgjidhja e mundur pёr dy arsye tё rёndёsishme.
Sё pari, legalizimi i drogёs kёrkon menaxhimin dhe kontrollin e plotё tё kёtij procesi nga ana e shtetit dhe shoqёrisё, sepse ndryshe vendi dhe shoqёria mund tё degjenerojnё nё njё Lazarat kombёtar dhe tё vetёizolohen brenda Europёs. Sot pёr sot, jemi nё tranzicionin e shoqёrisё dhe tё demokracisё shqiptare, pra nё njё demokraci tё brishtё qё mund tё abuzohet dhe tё shndrrohet nё diktaturёn e kaosit me hapёsira dhe liri tё tilla pa kufij. Sa kohё qё edhe shteti nuk e kontrollon plotёsisht as territorin dhe as shoqёrinё, legalizimi i drogёs do tё dёmtonte stabilitetin dhe qendrueshmёrinё e shoqёrisё sonё.
Sё dyti, prioriteti strategjik i Shqipёrisё dhe shqiptarёve aktualisht ёshtё integrimi nё Europё, dhe hapat tanё sot kushtёzohen pikёrisht nga pritshmёritё e saj. Vendime kaq tё mёdha e tё pavarura tё njё vendi tё vogёl e tё pazhvilluar qё kёrkon tё “varёsohet” nga Europa do tё dёmtonin dhe pengonin procesin e integrimit europian tё vendit. Do tё ishte njё sjellje qё do t’i kalonte kapacitetet qeverisёse tё zhvillimit tonё.
* * *
Fatos Klosi: Qeveria të ndërtojë një kordon ‘sanitar’ për Lazaratin
Cila është sipas jush zgjidhja më e mirë nga ana e qeverisë për Lazaratin: me ushtri dhe polici, apo me anë të kompromisit me banorët?

Sipas meje zgjidhja më e mirë do të ishte që të punohej për t’i bindur djemtë e Lazaratit se Qeveria e ka seriozisht në kërkesat e saj për ndërprerjen e veprimtarisë së eksportit të kanabisit nga Lazarati. Në paralel me këtë punë bindëse Qeveria duhet të ndërtojë një kordon “sanitar” për të mos lejuar që asnjë gram kanabis të dalë nga Lazarati. Natyrisht nuk është një punë e lehtë, por duhet bërë. Eshtë një detyrim që e kemi ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj aleatëve tanë në Europë. Do të ishte dhe një mesazh, diçka e ngjashme me prishjen e ndërtimeve pa leje, që do të demonstronte seriozitetin e qeverisjes.
Meqë tani nuk është vetëm Lazarati që e kultivon drogën, a mos do të ishte më e arsyeshme që ajo të legalizohej, sikurse duket trendi në Amerikë dhe Europë?
Do të ishte shumë e gabuar, do të ishte një nënshtrim ndaj së keqes. Nuk është e vërtetë se lëshimet që po bëhen janë trendi, unë i konsideroj eksperimente të pjesëshme për të provuar një alternativë. Sipas meje, duhet dhe do të fitojë arsyeja qoftë dhe e dhimbshme ndaj paaftësisë për të zgjidhur problemet.
* * *
Zv/ministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj
Lazarati është problem kompleks dhe masiv
(Nga intervista në ‘DITA’, 21 mars 2014)

Lazarati nuk u mbars përpara nëntë muajve dhe polli sot. Ai është një histori thuajse prej dy dekadash. Po të shikoni shifrat e kapjes së lëndëve narkotike, të këtyre gjashtë muajve, do të shikoni një numër shumë më të lartë krahasuar me periudhat e mëparshme. Është e vërtetë që një pjesë i çon matanë dhe kapet nga shtetet fqinje. Ne e dimë vendin se ku prodhohet droga, dimë dhe elementë që e kultivojnë, disa i kemi kapur, disa i kemi nën kontroll për t’i kapur. Siç edhe ju të medias e dini, ky është Lazarati, është një problem jo vetëm kompleks, por edhe masiv. Shteti përpara se të vendosë të ndërhyjë me masa policore, ushtarake apo organizative për të mos e lejuar, duhet të mendohet mirë që t’i ofrojë një zgjidhje që fenomeni të mos përsëritet. Pra duhet një zgjidhje afër përfundimtare. E gjithë shoqëria duhet të shprehet për këtë problem. Ju e keni dëgjuar që ka variante të ndryshme për të gjetur një zgjidhje. Problemi është se askush nuk merr guximin të flasë hapur. Unë jam i sigurt që do ma keqpërdorni, por ju them “që dora që nuk kafshohet, puthet”. Sepse është një luftë 23 vjeçare e dështuar nga të gjitha palët, dhe duhet ta pranojmë që kemi dështuar dhe si do ta zgjidhim. Këtë gjë edhe media edhe të tjerë s’mund t’ia kërkojnë vetëm policisë, sepse është vërtet shumë komplekse.

Lazarati do mbetet i tille, sot e ne vite. Vendi i prodhimit te atij produkti, qe ka bere qeveritaret e 25 viteve te fundit te pasur dhe ata te opozites, te enderrojne per nje pasuri qe nuk fitohet dot kurre me djersen e ballit. Te gjithe te involvuarit, “jetojne mire” me “cilesine dhe sasine e prodhimit” te Lazaratit. E vetmja gje, qe u duhet te vrasin mendjen, eshte gjetja e nje rruge tjeter transporti. Kjo firo e ketij viti, eshte e palejueshme.
Ne nje vend si yni, ku prodhueshmeria kap nivele mohuese,,,,,Lazarati dhe produkti i tij, eshte simboli i kesaj Republike me breke neper kembe.
Rregullimi ligjor i mbjelljes dhe tregtimit te produktit te Lazaratit, eshte e vetmja zgjidhje qe mund te quhet serioze dhe ne te njejten kohe, qe do te nxirrte nga zona e ilegalitetit, te gjithe ata qe merren me kete pune.
Meqe ne si shqiptare, nuk posedojme me, nje qeveri te tille te afte per te organizuar dicka pozitive, do na duhet te jetojme me namin e keq te drogaxhive neper bote dhe me akuzat e ndersjellta pozite-opozite, ne sallen e atij qe disa e quajne “kuvendi i Shqiperise”.!!!
TURP I MADH PER SHTETIN KUR DISKUTOJNE PER LAZARATIN SI PER NJE SHTET TJETER,QE DISPONON ARME BERTHAMORE!!!
Zgjidhja per Lazaratin eshte nje:
– T’U JEPET ULTIMATUM FSHATAREVE,qe nese kultivojne ose shesin KANABIS do futen ne BURG!!!
Ne se PD e mbeshtet Lazaratin,TE NXIRRET JASHTE LIGJIT!!!
Kjo pune do shtet e shtetare TRIMA e jo BYTHPAMBUKE!!!
Se ne Shqiperi Sali Berisha krijoi SHTETIN E VET PARAMILITAR:
-LAZARATIN ME DROGE DHE Kamzen,Bathoren dhe VERIUN,QE TE MOS PAGUAJNE DRITA E TAKSA!!!
Lazarati eshte bacja me lule e politikes shqiptare dhe mbrohet me ligjet e pashkruara.Baronet e droges jane ne krye te politikes shqiptare prandaj Lazarati do vazhdoje me sukses detyrat qe I kane vene ndersa gjithe shqiperia do vazhdoje te shohe endera europiane
Te tere japin “mendime” duke llapur si te ditur e duke na afruar zgjidhje pa zgjidhje, me Lengaraqet qe kane mbeshtetje politike Sali C4 dhe PD dhe mbeshtetje ne terren nga struktura te vecanta te shtetit e sidomos te Polise se saj, me te punesuar nga vete mafiozi Kuliqi, Krye.ar i Grupit Ciftelia. Keta te “ditur ” perse nuk na sqarojne cfare thote legjislacioni Shtetit Shqiptar, per kultivimin dhe kontrabandimin e droges. Z. Edi po nuk pate kellqe dhe bythe per te ndalur Lengaraqet dhe Saliun, legalizoje qe drogat te kultivohen edhe ne 11 Qarqet e tjera. Toca, beni kompromis me Drogaxhinjte dhe Mafiozet qe po u komandojne, kjo eshte rivdekje pas asaj vdekje qe na beri Sali C4 ne 8 vite.
ca domethen lufte a paqe….te zbatohet ligji, si ne te gjithe shqiperine e per te gjithe shqiptaret, ca jane keto budallalleqe, jo keshtu po ashtu…te zbatohet kodi penal i republikes se shqiperise…te tjerat jane pallavra…
Vetëm po ta marin në dorë policë nga hekali i bëhet 8 me 2 lazaratit !?
Lazarati eshte pjell e korupsjonit masiv te politikes shqiptare dhe kryesisht te PD,e cila ka ven ne krye te komunes nje idhtar te saj.S’pari duhet shkarkuar kr/komunes,s’dyti duhet te punohet me popullin qe te hiqet dore nga mbjellja e bimes ketu e tutje,s’treti,te organizohet puna qe per çdo rast te merret informacion(detyre e SH.I.SH),s’katerti,te mos lejohet te dali asnji gram hashash nga ky fshat,s’pesti,policia te kontrolloje herpashere zonen,e fundit:ai qe do kapet me kultivim e tregtim te kesaj bime te denohet 25 vjet burg.
Nje nga turpet e Klases Politike shqiptare!Shteti e ka ne dore:Blloko drogen qe del nga lazarati,dhe s’ke pse ti kercenosh banoret!Shteti kur do ben cudira!Kolumbia shqiptare po cudit boten!