Filmi “Devil’s Due” (Dita e lindjes së djallit) është paralajmëruar me një reklamë televizive që është parë brenda pak orësh nga 4 milionë vetë në internet.
Një robot me pamje foshnjeje fillimisht josh kalimtarët që duan ta përkëdhelin, apo habiten se pse ndodhet karroca me fëmijë e pa shoqëruar. Por pastaj, tmerrohen nga reagimi i papritur i “foshnjes” animatronike, që klith, hungërron, vjell vrer (jo në kuptimin figurative) dhe ia bën me gishtin e mesit veturës së policisë.
Filmi del në kinema ditën e premte.
Shikojeni edhe ju videon më të ndjekur viralisht në internet.
Leave a Comment
